FOTO/ Dua Lipa rikthen trendin "pa pantallona"

Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen me një paraqitje të guximshme gjatë qëndrimit të saj në Paris, duke rikthyer në qendër të vëmendjes pra veshjen pa pantallona.
Këngëtarja ka ndarë në rrjetet sociale fotografi, ku shfaqet me një kombinim në ngjyrë vjollcë, të përbërë nga një xhaketë e strukturuar me detaje të valëzuara dhe temina, si dhe një bluzë transparente në të njëjtën nuancë.
Pjesa që tërhoqi më shumë vëmendje ishte zgjedhja për të mos veshur pantallona. Artistja shqiptare e kompletoi ‘look’-un me gete të zeza dhe këpucë elegante me majë.
Ajo e përfundoi veshjen me një zinxhir të madh ari rreth belit, ndërsa flokët e lëshuara dhe grimi natyral i dhanë pamjes një tjetër element elegant.
“E zënë duke qenë e zënë në Paris”, shkroi Dua krahas fotografive.
Gjatë qëndrimit në Paris për Javën e Modës, këngëtarja ka ndarë edhe momente të tjera nga daljet e saj, takimet me stilistin Simon Jacquemus dhe pjesëmarrjen në eventet e modës, përfshirë atë të Chanel.
View this post on Instagram
Lexo edhe
SHOWBIZ
Muaj pas ndarjes nga jeta të Shpat Kasapit, Selvija rrëfen dhimbjen e Roelit për mungesën e të atit

Adrola Dushi nuk i përmban deklaratat romantike ndaj Capital T: Ky është mashkulli im

Paro flet për Adi Hilën: Ishte nip në fshatin tonë, më thoshte…

Kanye West dyshohet se mori 20 milionë dollarë për koncertet e anuluara në Rusi

“13 kilogramë më pak në vetëm 8 ditë”, Xhuli tregon ndryshimet në trup pas lindjes së binjakëve





