Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Ardit Gjebrea paraqitet në SPAK “Zhurma deri në orët e vona dhe gjeste kërcënuese ndaj banorëve”/ Banorët në Durrës: Ndërtimi i pallatit vi... “Reuters”: Irani i dërgon SHBA-së propozimin bërthamor përmes Katarit, Teherani vendos shtatë kushte për ne... Belgjika miraton ligjin e debatueshëm, policia do të mund të kontrollojë shtëpitë e emigrantëve pa dokument... Trump: Lufta në Ukrainë drejt fundit, po vjen një marrëveshje! OBSH: Deri në 45% e rasteve të demencës mund të parandalohen, ja zakonet që mbrojnë trurin Shpërndanin drogë pranë shkollave në Fier, 4 në pranga dhe një në kërkim Gjendet një person pa shenja jete në zonën e Shkozetit në rrugën kryesore “Sofra e gurit” për dialog, si çdo ditë Rama e vendos sërish para Kryeministrisë Çfarë fshihet pas breshërisë së kërcënimeve në aeroportet evropiane? Tarifat e larta bankare mbajnë peng luftën ndaj ‘ekonomisë së cash-it’ Studentët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, vijon bojkoti në Universitete
BOTA

Tmerr në Turqi, tetë të vrarë dhe një i plagosur rëndë

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar nga autoritetet turke për kapjen e një personi të armatosur, i cili dyshohet se vrau tetë persona dhe plagosi rëndë një tjetër në lagjen Ihsaniye të provincës Afyonkarahisar në Turqi

P
Piranjat 5 November 2026, 20:12 · 1 min lexim
Tmerr në Turqi,  tetë të vrarë dhe një i plagosur

Një operacion i gjerë është duke u zhvilluar nga autoritetet turke për kapjen e një personi të armatosur, i cili dyshohet se vrau tetë persona dhe plagosi rëndë një tjetër në lagjen Ihsaniye të provincës Afyonkarahisar në Turqi.

Mes viktimave janë edhe dy mësuese, ndërsa informacionet paraprake bëjnë me dije se autori i dyshuar ndalonte rastësisht automjete në rrugë dhe hapte zjarr ndaj pasagjerëve të tyre.

Ngjarja u zbulua pasi forcat e sigurisë gjetën trupat e pesë personave brenda dy automjeteve të ndryshme, në zonat e fshatrave Ayazini dhe Kıyır.

Hetimet e mëtejshme zbuluan se i dyshuari, pasi ishte larguar nga vendet e para të sulmeve, ishte drejtuar në një tjetër zonë, ku qëlloi dhe vrau dy persona të tjerë me një pushkë gjahu.

Prefektura e Afyonkarahisarit konfirmoi zyrtarisht se bilanci i sulmeve të armatosura është tetë persona të vrarë dhe një i plagosur rëndë.

Autoritetet turke po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e sulmeve dhe lëvizjet e të dyshuarit, ndërsa po vazhdojnë edhe procedurat për identifikimin e të gjitha viktimave.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.