Formacionet zyrtare/ Maran zgjedh 11-shen kundër Bjellorusisë, ja me kë e zëvendëson Muçin
Janë zbardhur formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve

Janë zbardhur formacionet zyrtare të Shqipërisë dhe Bjellorusisë për ndeshjen e fundit të Grupit C1 në Ligën e Kombeve. Trajnerët kanë përcaktuar 11 futbollistët që do të zbresin nga minuta e parë, në takimin që mbahet në Budapest.
Shqipëria e drejtuar nga Rolando Maran kërkon të mbyllë me sukses këtë edicion dhe të sigurojë vendin e parë në grup, ndërsa për këtë objektiv i mjafton edhe një barazim.
Arbër Hoxha do të zëvendësojë në sulm Ernest Muçin e dëmtuar në ndeshjen që Kombëtarja shqiptare do të luajë pas pak çastesh kundër Bjellorusisë në Ligën e Kombeve.
Vendin e Ylber Ramadanit i cili mungon për shkak kartonash do ta marrë Jualian Shehu, ndërsa pjesa tjetër e formacionit mbetet e pandryshuar.
Shqipërisë në këtë përballje do ti mjaftojë edhe një barazim për të ruajtur vendin e parë që e ngjit në Ligën B.
Sfida arbitrohet nga kroati Igor Pajac.

Lexo edhe
SPORT
Nga numri i shqiptarëve në stadium te fanellat e veçanta, detajet e ndeshjes në Budapest

Formacioni zyrtar/ Në Budapest vendoset vendi i parë i grupit, Shqipëria me “artilerinë e rëndë”

Luiza Gega triumfon në Maratonën e Tiranës, fiton garën e femrave

Shqipëria luan sot me Bjellorusinë ndeshjen e fundit të Grupit C1! Kush do të renditet i pari?
Pa Messin, Argjentina mposhtet nga Uruguai, Japonia surprizon Brazilin e Ancelottit





