Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
E premte e zezë/ Efektet e datës 13 do të bien mbi këto 3 shenja të horoskopit “Qeverinë e merr Balluku”, Curri zbulon prapaskenat e Asamblesë së PS: Gogu ka 24 orë kohë Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës Afrim Qendro shkarkohet nga detyra si kreu i IKMT-së “200 lekë për çdo nxënës”/ Pas “Bajram Currit”, edhe shkolla “Nënë Tereza” në Durrës u kërkon prindërve par... EMRI/ I riu shqiptar vdiq tragjikisht në punë, autopsia zbardh shkakun  Policia aksion në Vlorë/ FNSH dhe Krimet zbarkojnë në Çole, në ‘sitë’ disa automjete dhe personat e shpallu... “Të mobilizohemi të gjithë”/ Piranjat News publikon mesazhet ku prindërve u kërkohet të lyejnë e pastrojnë ... Detajet e reja/ Zbardhen lidhjet e Luka Beqirajt, shqiptarit që u ekzekutua në Spanjë Kush është Colette Kress, CEO-ja e përkohshme e Nvidia-s që zëvendëson Jensen Huang? Kryemadhi kundërshton SPAK-un për lobimin në SHBA: Kontratën nuk e ka firmosur Meta! Zbardhen detajet e aksionit sot në Spitalin Rajonal Fier, drejtori merret në pyetje nga prokurorët e SPAK
SOCIALE

FOTOT/ Aboneja e pensionistëve kthehet në torturë: 2 orë pritje në këmbë për të moshuarit e sëmurë

N
Nga Xhuljan Ferzaj28 September 2026, 10:55 · 2 min lexim
FOTOT/ Aboneja e pensionistëve kthehet në torturë: 2 orë

Një qytetar i është drejtuar redaksisë së Piranjat News me një denoncim të fortë për situatën skandaloze që po përsëritet çdo fund muaji me pensionistët e Tiranës.

Sipas tij, radhët për tërheqjen e abonesë falas të transportit urban kanë arritur përmasa të papranueshme. Pensionistët, shumë prej tyre me moshë të thyer, sëmundje kronike dhe kufizime fizike, detyrohen të presin deri në 2 orë në këmbë për të marrë një abone që u takon me të drejtë.

“Shikoni pamjet skandaloze sa ka shkuar radha e pensionistëve që presin për të marrë abonenë. Duhet të presin 2 orë, pavarësisht moshës së thyer, sëmundjeve dhe kufizimeve fizike. Aboneja e pensionistëve duhet të fillojë të shpërndahet 10 ditë para fundit të muajit, jo ditën e fundit ku të gjithë dynden për ta marrë. Ky problem po rikthehet serish. Ju lutem publikojeni, që të shohin se si tallen me pensionistët e shkretë!” – shkruan qytetari në denoncimin e tij.

Ky nuk është rasti i parë. Problemi me radhët e gjata për abonenë e pensionistëve është denoncuar vazhdimisht që nga fillimi i vitit 2025, kur Bashkia e Tiranës nisi skemën e abonesë falas. Edhe pse autoritetet kanë premtuar shtimin e pikave të shpërndarjes dhe një sistem të ri digjital, situata mbetet e njëjtë: pensionistët vazhdojnë të vuajnë çdo fund muaji.

Qytetari kërkon që shpërndarja e abonesë të nisë të paktën 10 ditë para mbylljes së muajit, në mënyrë që të shmanget grumbullimi masiv dhe vuajtja e panevojshme e të moshuarve./ Piranjat News 

FOTOT/ Aboneja e pensionistëve kthehet në torturë: 2 orë

FOTOT/ Aboneja e pensionistëve kthehet në torturë: 2 orë

FOTOT/ Aboneja e pensionistëve kthehet në torturë: 2 orë

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.