Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

Kanali dhe rruga, problem për banorët e Gjokaj, ujërat e zeza përzihen me ujin për vaditje

P
Piranjat27 April 2026, 15:45 · 2 min lexim
Kanali dhe rruga, problem për banorët e Gjokaj, ujërat e zeza

Një kanal i ujërave të zeza i lënë i hapur dhe i përzier me ujërat për vaditje, është kthyer në problem për disa familje të fshatit Gjokaj të Vorës.

Përveç erës së rëndë dhe rrezikut për infeksione, dëmtime ka shkaktuar edhe në bujqësi e blegtori. Këto shqetësime banorët i kanë ngritur vazhdimisht, por nga Bashkia e Vorës nuk është marrë asnjë masë. Ky kanal i hapur ku derdhen ujërat e zeza, është kthyer në shqetësim për disa familje të fshatit Gjokaj të Vorës.

Era e rëndë kundërmuese, por edhe rreziku për përhapje të infeksioneve, ka shqetësuar banorët që jetojnë aty pranë, ndërsa problem ka shkaktuar edhe me aktivitetet e tyre ekonomike, pasi ujërat e zeza janë përzier me ujërat e kanalit vaditës, duke dëmtuar bujqësinë dhe blegtorinë në zonë, e duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Por problemet nuk mbarojnë me kaq, pasi banorët ankohen edhe për këtë rrugë të fshatit, për të cilën thonë se kanë investuar për ta hapur dhe shtruar individualisht, ndërsa nga bashkia dhe IKMT po tentohet ta zgjerojnë, por duke u dëmtuar pronën që e kanë blerë prej 30 vitesh. Banorët hedhin akuza se Bashkia e Vorës është inekzistente përballë këtyre shqetësimeve dhe problematikave të ngritura vazhdimisht.

Kjo situatë po zgjat prej më shumë se 2 vitesh dhe është kthyer në shqetësim serioz për këto familje, ndaj bëjnë thirrje të merren masa për zgjidhjen e këtyre problematikave.  

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.