Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar Prokuroria e Tiranës dërgon për gjykim këngëtaren Xhensila Myrtezaj, ja për çfarë akuzohet
SOCIALE

Gazetari denoncon grafinë e shekullit të shkuar në Spitalin e Korçës: Në turnin e parë del “me probleme”, në të dytin “e pastër”

P
Piranjat26 April 2026, 11:50 · 2 min lexim
Gazetari denoncon grafinë e shekullit të shkuar në Spitalin e

Gazetari Osman Stafa ka denoncuar mungesën e aparaturave moderne në Spitalin e Korçës, duke theksuar se atje përdoren ende teknologji të shekullit të shkuar.

Sipas tij, grafitë me filma nuk përdoren më në shumicën prej vendeve pasi janë zëvendësuar prej vitesh nga radiologjia digjitale.

Reagimi i plotë:

Kjo është një pajisje që shërben për të nxjerrë grafitë me filma dhe solucione kimike. (grafi) Është një teknologji që në shumicën e vendeve nuk përdoret më. Është zëvendësuar prej vitesh nga radiologjia digjitale, më e saktë, më e shpejtë dhe pa gabime primitive. Por kjo pajisje është në Spitalin e Korçës. Dhe me këtë u shërbehet çdo ditë mijëra qytetarëve që kanë nevojë për një diagnozë të saktë.

Realiteti?

Mjekët janë në vështirësi serioze. Sepse cilësia e imazhit dhe vetë mënyra si funksionon kjo teknologji e vë në dyshim diagnozën.

Absurd i pastër:

E njëjta grafi, në turnin e parë del “me probleme”.

Në turnin e dytë, del “e pastër”.

Ndërkohë, Ministrja e Shëndetësisë, Evis Sala, flet për “standarde europiane” dhe për “inteligjencë artificiale në shëndetësi”…

Ironia është që këtu ende luhet me filma që lahen me ujë e kimikate, dhe rezultati varet nga kush e ndez makinën.

Inteligjenca artificiale, znj. Ministre, mund të presë.

Se këtu ende nuk kemi mbyllur llogaritë me shekullin e kaluar.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.