Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Dramë familjare në Vlorë/ Dy motra të mitura jashtë kontrollit, dyshime për ngacmim nga të rriturit Artistët e “atyre” dhe të “këtyre” Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin
SOCIALE

Çmimet e larta në Shqipëri rrisin peshën e ushqimeve në buxhetin familjar

P
Piranjat 6 October 2026, 12:19 · 4 min lexim
Çmimet e larta në Shqipëri rrisin peshën e ushqimeve

Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave të sotshme të INSTAT Nga anketa e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare pjesa më e madhe e buxhetit mujor vijon të shkojë për ushqime dhe pije joalkoolike.

Në vitin 2025, një familje shpenzoi mesatarisht 37,859 lekë në muaj për ushqime, e barabartë me 39.8% të totalit të shpenzimeve. Një vit më parë pesha e ushqimeve ishte 39.6%, duke treguar një rritje të lehtë të pjesës së buxhetit që familjet duhet të rezervojnë për nevojat bazë. Brenda shpenzimeve për ushqime, peshën më të madhe e zënë perimet, me 20.2%, të ndjekura nga mishi dhe nënproduktet e tij, me 16.6%, si dhe qumështi, djathi dhe vezët, me 15.5%.

Vitin e kaluar shpenzimet mesatare mujore për konsum të një familjeje shqiptare arritën në 95,227 lekë në vitin 2025, me një rritje prej 2.3% krahasuar me një vit më parë.

Familja mesatare e marrë në konsideratë nga anketa përbëhej nga 3.1 persona. Në total, shpenzimet për konsum të familjeve në Shqipëri vlerësohen në rreth 72.3 miliardë lekë në muaj, ose 2.6% më shumë se në vitin 2024.

Kategoria e dytë më e rëndësishme në buxhetin familjar është banesa. Shpenzimet për banesën, ujin, energjinë elektrike dhe qiranë e paguar arritën mesatarisht në 9,218 lekë në muaj, ose 9.7% të buxhetit familjar, nga 9.6% një vit më parë.

Familjet shpenzuan mesatarisht 7,153 lekë në muaj për restorante dhe hotele, kategori që përfaqësonte 7.5% të shpenzimeve të përgjithshme. Transporti zinte 7.2% të buxhetit, ndërsa mobilimi, pajisjet shtëpiake dhe mirëmbajtja e banesës 6.6%.

Argëtimi dhe kultura me rritjen më të fortë

Në raport me vitin 2024, rritja më e fortë e shpenzimeve u regjistrua te kategoria “argëtim dhe kulturë”, me 10%. Pas saj renditen shpenzimet për pije alkoolike dhe duhan, me rritje 5.1%, dhe ato për transport, me 5%. Pesha e argëtimit dhe kulturës në buxhetin total u rrit, nga 2.6% në vitin 2024 në 2.8% në 2025. Ndërkohë, pesha e shpenzimeve për shëndetin u ul nga 3.8% në 3.4%, ndërsa ajo e veshjeve dhe këpucëve zbriti nga 5.1% në 5%.

Tirana, mbi 110 mijë lekë shpenzime në muaj,  Kukësi më i varfri

Familjet në Tiranë rezultojnë me nivelin më të lartë të konsumit në vend, me mesatarisht 110,904 lekë në muaj, rreth 16 mijë lekë mbi mesataren kombëtare.

Pas Tiranës renditen Korça, me 93,381 lekë në muaj, dhe Durrësi, me 91,992 lekë. Në skajin tjetër, shpenzimet më të ulëta regjistrohen në Kukës, me 76,009 lekë në muaj, dhe në Dibër, me 77,027 lekë.

Të dhënat e grafikut të iNSTAT tregojnë se pas Durrësit renditen Fieri me 89,750 lekë, Shkodra me 87,900 lekë, Lezha me 86,935 lekë, Vlora me 86,669 lekë, Gjirokastra me 86,528 lekë, Berati me 86,249 lekë dhe Elbasani me 83,174 lekë në muaj.

Anketa e Buxhetit të Njësive Ekonomike Familjare për vitin 2025 u mbështet në një kampion prej 10,452 familjesh të shpërndara në të gjithë territorin e vendit. Shkalla e përgjigjes në anketë ishte 72%. Që nga viti 2024, korniza e kampionimit dhe kalibrimi i rezultateve bazohen në të dhënat e Censit të Popullsisë dhe Banesave 2023. /Monitor

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.