Pylli i Sodës në Vlorë përballet me ndotje masive

Pylli i Sodës, një nga pasuritë natyrore më të rëndësishme të qytetit të Vlorës, prej vitesh është përballur me ndotje të vazhdueshme nga mbeturinat. I krijuar dekada më parë nga vetë qytetarët për të mbrojtur zonën nga era dhe rëra e detit, pylli me një shtrirje prej rreth 5 kilometrash dhe 550 hektarësh, sot në disa zona të brendshme është kthyer në vendgrumbullim mbetjesh.
Pavarësisht ndërhyrjeve dhe thirrjeve të vazhdueshme për ndërgjegjësimin e qytetarëve që të mos hedhin mbeturina, situata vijon të mbetet problematike. Siç shihet edhe nga pamjet, në brendësi të pyllit gjenden mbetje të hedhura në mënyrë të pakontrolluar, duke dëmtuar rëndë mjedisin dhe imazhin e zonës.
Banorët e Vlorës shprehen të shqetësuar për gjendjen e Pyllit të Sodës, duke theksuar se dikur ishte një nga zonat më të bukura dhe më të frekuentuara të qytetit, ndërsa sot është kthyer në një pikë problematike mjedisore.
Disa banorë pohojnë se së fundmi nuk kanë vënë re më hedhje mbeturinash, ndërsa të tjerë kërkojnë masa më të forta institucionale ndaj shkelësve.
Lexo edhe
SOCIALE
Rritja e qirave dhe produkteve të shportës, jeta në Tiranë 60% më shtrenjtë se në 2021

Banorët e Fshatit të ri në Shkodër: Shtyllat elektrike të degraduara na rrezikojnë çdo ditë jetën

Shqiptarët, të dëbuarit e mëdhenj të Europës

Studimi: Të rriten taksat për pijet me sheqer në Shqipëri, të ulen për të shëndetshmet

Alarmi mbi infeksionin me hantavirus, mjeku infeksionist: Ka vdekshmëri të lartë! Ja simptomat që shfaqen

Rikthehet ‘makthi’, Vlora sërish pa ujë të pijshëm

Korreshi: Pas denoncimit, i vunë flakën mbetjeve duke rrezikuar djegien e pyllit

Katër muaj pas rrëshqitjes së tokës, 7 familje në Librazhd ende pa zgjidhje





