Sherr për një fjalë dhe… një nxënës në spital. Kjo nuk është skenë filmi. Është një ditë shkolle në Shqipëri.
Në mars 2026, dy ngjarje në Durrës dhe Shkodër rikthyen të njëjtin ankth: Konflikte të vogla që përshkallëzohen në dhunë ekstreme. Nuk është më pyetja “Çfarë/pse ndodhi?”, por “pse vazhdon të ndodhë?”.
Konfliktet mes adoleshentësh nuk kanë më nevojë për arsye të fortë. Mjafton një debat banal, një postim në rrjete sociale, një fjalë e hedhur në korridor.
Rezultati është i njëjtë: Thikë, plagosje, ndonjëherë ngjarje fatale.
Rastet janë të shumta, por modeli është i njëjtë. Një ndërhyrje për të ndarë sherrin përfundon në vrasje. Një konflikt online përfundon në tragjedi pranë shkollës. Marsi nuk është një rast i izoluar, por vazhdimi i një zinxhiri ngjarjesh që prej vitesh po përsëriten, pavarësisht ekzistencës së një projekti kombëtar për sigurinë në shkolla, i ndërmarrë 8 vite më parë që synonte parandalimin e fenomeneve të tilla.
Një 15-vjeçar, Fatjon Bici, humb jetën pasi ndërhyn për të ndarë një sherr mes bashkëmoshatarëve.
Një akt për të shmangur dhunën, që përfundon në tragjedi.
2024 – Tiranë, shkolla “Fan Noli”
Një konflikt i nisur në rrjetet sociale përfundon me vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani.
Një tjetër nxënës mbetet i plagosur. Autori, po ashtu i mitur, dënohet më pas me 16 vite burg.
2024 – Tiranë, shkolla “Kolë Jakova”
Një tjetër 14-vjeçar plagoset gjatë një sherri mes nxënësish.
Një konflikt mes të miturve 14 dhe 15 vjeç përfundon me plagosje me thikë.
Një 15-vjeçar plagoset me thikë në ambientet e shkollës.
Një 13-vjeçar plagoset me thikë për motive të dobëta.
Dhjetor 2025 – Shkodër, pranë shkollës “Shejnaze Juka”
Një përplasje mes adoleshentësh lë dy të plagosur me mjete prerëse.
Mars 2026 – Durrës, Shënavlash
Një konflikt mes nxënësve në një shkollë 9-vjeçare përfundon me plagosjen e një të mituri me thikë.
Një grup adoleshentësh përfshihen në një përplasje të dhunshme, me të plagosur.
Avokati Alban Duraj, i cili ka ndjekur disa prej këtyre çështjeve, e përkufizon situatën si një alarm kombëtar. Sipas tij, vrasjet dhe plagosjet mes bashkëmoshatarëve janë pjesë e një fenomeni kompleks ku ndërthuren trauma sociale, dhuna e heshtur dhe mungesa e politikave parandaluese. “Ligji për drejtësinë penale për të miturit kërkon fokus te rehabilitimi. Ligji për mbrojtjen e fëmijëve garanton mbështetje”.
Dhe thelbi është se: Ligjet ekzistojnë, por mungon ndërhyrja në kohë.
Shifrat zyrtare dhe realiteti në terren
Në letër, jemi në rregull: Ligje, strategji, projekte kombëtare. Në praktikë, ka ngjarje të rënda.
Që nga viti 2018, figura e oficerit të sigurisë në shkolla u prezantua si zgjidhje. Projekti “Shkolla të Sigurta-Oficerët e Sigurisë” u paraqit si një mekanizëm i ri për të parandaluar dhunën, konfliktet dhe sjelljet problematike tek nxënësit. Megjithatë, të dhënat në terren dhe raporti i KLSH nxjerr në pah një sërë problematikash, që janë pasojë edhe e ngjarjeve në shkolla.
Sipas Policisë së Shtetit në vitin 2023-2025 janë evidentuar 193 konflikte në shkolla dhe 285 raste janë parandaluar. Por, në auditin e Kontrollit të Lartë të Shtetit për vitin 2025 thuhet se procesi i sigurisë në shkolla nuk ka funksionuar në nivelin e pritshmërive, për shkak të mungesës së një kuadri të konsoliduar rregullator dhe mbikëqyrjes së pamjaftueshme. Sipas raportit të KLSH mungon një bazë e qartë ligjore, raportimi i incidenteve është informal dhe shpesh i deformuar. Një sondazh i KLSH me me 227 nxënës në shkolla të ndryshme të vendit, rezulton se 15.8% kanë parë armë të ftohta në shkollë dhe 25.9% kanë konstatuar përdorim të drogave, alkoolit apo duhanit.
Një nga gjetjet më të forta të KLSH lidhet me mënyrën si mblidhen të dhënat:
“Linku elektronik i nga Agjencia e Sigurimit të Cilësisë në Arsimin Parauniversitar (ASCAP) nuk përbën bazë shtetërore të të dhënave, pasi nuk është krijuar me akt normativ dhe nuk ka detyrim ligjor për t’u përdorur”.
Kjo do të thotë se sistemi kombëtar i raportimit është praktikisht informal. Më tej, raporti thekson: “Të dhënat e raportuara nuk përputhen me realitetin e sigurisë në shkolla dhe përmbajnë elementë vetëcensurimi. Oficerët e sigurisë në shkolla kanë deklaruar presion nga drejtuesit e shkollave për të mos raportuar incidente, me qëllim ruajtjen e imazhit të institucionit”.
Ne kontaktuam disa oficerë sigurie, të cilët u shprehen të gatshëm për të folur, në momentin që jepet leja nga Ministria e Arsimit. Deri në publikimin e këtij artikulli nuk kemi marrë asnjë përgjigje nga institucioni.
Sa i përket oficerëve të sigurisë në shkolla, KLSH ka evidentuar mungesë pajisjesh bazë si kompjuterë dhe printerë, mungesë trajnimi të mjaftueshëm dhe moskryerje të kontrolleve fizike. Kjo pasi në 5 shkolla të audituara, vetëm në një rast ishte kryer një kontroll fizik gjatë gjithë periudhës së auditimit.
Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti shprehet se projekti “Shkolla të Sigurta-Oficerët e Sigurisë” u shit si arritje e madhe, por dështoi ende pa u zbatuar.
“Këmbanat e alarmit kanë rënë me kohë, por ne nuk duam t’ia dimë fare. Projekti duket se u bë për të punësuar ca njerëz dhe jo për t’i ardhur në ndihmë shkollës, prindërve dhe fëmijëve”.
Mehmeti sjell si shembull rastin e ngjarjes te shkolla “Fan Nolit”, ku oficeri i sigurisë me papërgjegjshmërinë më të madhe deklaroi: “Unë mendova që u sqaruan dhe i dhanë njëri-tjetrit dorën dhe u mbyll ky muhabet”.
Sipas tij, problemi nuk është mungesa e strukturave në letër, por mosfunksionimi real i tyre.
Raporti evidenton se bashkëpunimi me Policinë e Shtetit është i parregulluar dhe shpesh jofunksional. Sipas udhëzimeve, oficerët e sigurisë duhet të njoftojë specialistin e policimit në zonë (SPZ), i cili më pas njofton strukturat e policisë. Por, në praktikë SPZ mbulon disa shkolla, shpesh nuk reagon dhe në disa raste dosjet e iniciuara pushohen për mungesë dokumentacioni.
Çështja e sigurisë në shkolla ka kaluar edhe në debat politik. Deputeti i partisë Mundësia Erald Kapri deklaroi se dhuna është shumë herë më e lartë sesa raportimet zyrtare, duke iu referuar edhe një raporti të “Save the Children” që sugjeron se fenomeni është dy herë më i madh.
Nga ana tjetër, ministrja Kumbaro e cilësoi dhunën si një fenomen global të ndikuar nga rrjetet sociale dhe theksoi përpjekjet e qeverisë: “329 oficerë sigurie janë të pranishëm çdo ditë në shkollat me numër të madh nxënësish. 1183 psikologë dhe punonjës socialë janë aktivë në sistem”.
Në shtator të vitit 2025, kryeministri Edi Rama njoftoi një tjetër masë: Vendosjen e kamerave inteligjente në shkolla: “Siguri më e lartë në shkolla, sistemi i regjistrimit do jetë i aksesueshëm nga Policia e Shtetit, prindërit dhe drejtuesit e shkollave”. Por deri tani, këto masa mbeten kryesisht në nivel deklaratash.
Problemi nuk është se nuk dimë çfarë duhet bërë. Problemi është se e dimë dhe nuk e bëjmë.
Dhe çdo herë që nuk e bëjmë, një tjetër sherr i vogël pret radhën për t’u kthyer në tragjedi. /ACQJ/
Artikuj te sugjeruar
SOCIALE
26 Mars17:37
Qeveria lë gratë pa raportet e lejeve të lindjes, pasi nuk punon sistemi
Ndërsa lindjet në Shqipëri po bien vazhdimisht, qeveria në vend që t’i nxisë ato, po pengon me burokraci dhe ato femra q&eum...
SOCIALE
26 Mars17:00
Prishet sera e fermerit në Dimal, tensione në Samaticë mes pronarit dhe IMT
Situatë e tensionuar është regjistruar në fshatin Samaticë mes një fermeri dhe Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit ...
SOCIALE
26 Mars14:08
Konsumi final i popullatës u rrit vetëm 2.7% në 2025, niveli më i ulët që nga pandemia
Të dhënat e sotshme të INSTAT mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se konsumi final i popullatës u rrit me 2.77 për qind viti...
SOCIALE
25 Mars21:10
561 milionë euro për një vit, të huajt po blejnë Shqipërinë
Pasuritë e paluajtshme kryesuan investimet e huaja në ekonominë shqiptare për të katërtin vit radhazi.
Sipas të dhënave...
SOCIALE
24 Mars23:19
Nafta në rritje, shporta ushqimore edhe më e shtrenjtë
Rritja e çmimit të karburanteve ka ndikuar drejtpërdrejt edhe në shtrenjtimin e mallrave të tjera.
Konsumatorët shqiptarë ...
SOCIALE
24 Mars18:28
'Paketa e Maleve', pa inventar pronash/ Si ringjallja rurale po kthehet në konflikt pronësie
Shpëtim Krasta, një fermer i fshatit Gurras në Pogradec nuk do ta kishte menduar ndonjëherë se pemët e tij të qershive do t&e...
SOCIALE
24 Mars17:30
Dëmtohet rruga në Pogradec, banorët e Rëmenjit rrezikojnë të izolohen nga pjesa tjetër e fshatit
Gjendja është denoncuar edhe nga deputetja e Partisë Demokratike Ledina Alolli e cila teksa ka parë nga afër zonat e dëmtuara, ka ...
SOCIALE
24 Mars10:17
Rritja e çmimit të naftës/ “Po detyrohemi të marrim para borxh”, fermerët në Krujë të shqetësuar: Sektori që po vuan më shumë bujqësia
Fermerë të rrethit të Krujës kanë ngritur shqetësimet se çmimet e karburantit janë ngritur akoma pa filluar lufta n&...
SOCIALE
23 Mars19:06
Dëme të mëdha nga reshjet e breshërit në Luginën e Vjosës
Moti i përkeqësuar i pasdites së sotme dhe reshjet e dendura të breshërit kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në ...
SOCIALE
23 Mars16:15
Flukset migratore në rënie në 2026/ Egjiptianët dominojnë hyrjet në Shqipëri
Flukset migratore përgjatë rrugës së Ballkanit Perëndimor kanë shënuar rënie në fillim të vitit 2026. Sipas ...