Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Tre muaj pa pagesën e ushqimit, praktikantët denoncojnë institucionet shtetërore EMRI/ Nga Saranda për të vrarë anëtarin e mafias greke, zbardhet ngjarja në Greqi. Detajet e hetimeve Rruga e amortizuar prej vitesh në Tropojë, banorët: Vështirësi edhe në rastet e urgjencave shëndetësore... Bloomberg: “Gjalp për bukën” e Putinit, NATO-ja e re që po projekton Trump! Presidenti amerikan përmbys 80 ... FOTO/ Ab*zuan me të miturën nga Shkodra, ky është një nga autorët Elton Vrenozi nga Fieri EMRI/ Vrau bashkëshorten në sy të katër fëmijëve, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm Bisedat e përgjuara zbulojnë ndryshimin e ekuilibrave të trafikut të kokainës: “Shqiptarët kanë marrë shumë... Berisha paralajmëron Ramën: Fjalën e fundit e ka gjithmonë sovrani! 28 Nëntori po vjen... U zhdukën 3.6 mld lekë nga posta, çifti ‘Metaj’ akuzon çiftin 'Budini'. Të dyja palët ballafaqim në SPAK... 178 ditë revoltë në Tiranë/ Qytetarët paralajmërojnë mobilizim kombëtar më 28 nëntor: Nuk ndalemi deri në l... Gara e Tiranës nuk zgjidhet dot me një formulë të thjeshtë aritmetike E zhdukur prej një jave/ Gjendet në Tiranë 13-vjeçarja, dyshohet se është...
SOCIALE

Vuan nga probleme të shëndetit mendor, Alma ka humbur prej më shumë se një muaj, kërkohet ndihmë për gjetjen e saj

P
Piranjat 8 May 2026, 14:12 · 1 min lexim
Vuan nga probleme të shëndetit mendor, Alma ka humbur prej më

Prej më shumë se një muaji e gjysmë, familjarët e Alma Hidës jetojnë mes ankthit dhe pasigurisë, ndërsa 45-vjeçarja rezulton e zhdukur pa lënë gjurmë.

Sipas informacionit të publikuar nga familja, Alma Hida është parë për herë të fundit në zonat e Gjyralës dhe Valasit, në rrethin e Cërrikut, Elbasan. Që prej atij momenti nuk ka më asnjë kontakt apo informacion mbi vendndodhjen e saj.

Familjarët bëjnë me dije se 45-vjeçarja përballet me probleme të shëndetit mendor dhe nuk ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore. Ata tregojnë se edhe më herët Alma është larguar nga banesa, por gjithmonë është rikthyer pranë familjes, ndërsa këtë herë mungesa e saj e gjatë ka shtuar frikën dhe shqetësimin për sigurinë e saj.

Të afërmit apelojnë për ndihmën e qytetarëve, duke theksuar se çdo informacion, sado i vogël, mund të ndihmojë në gjetjen e 45-vjeçares.

Për çdo informacion, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 068 917 7818 ose të njoftojnë Policinë e Shtetit në numrin 129.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SOCIALE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.