Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
EMRI/ U ekzekutua në Spanjë, kush është 39-vjeçari shqiptar i vrarë me armë zjarri  PS i përgjigjet Veliajt për mbledhjen e Asamblesë: Merru me organet e drejtësisë, jo të partisë! Larje hesapesh/ Detaje të reja nga ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, autori ikën me skuter Aksident i rëndë në aksin Gjirokastër-Kakavijë, përplaset për vdekje 64-vjeçari Eurodeputeti gjerman, Michael Gahler: Qeveria teknike do t’u japë shpresë qytetarëve shqiptarë për zgjedhje... Vrasja e Ardian Nikulajt/ Nis gjyqi në Apel për portugezin Ruben Saraiva, kërkohet rrëzimi i burgimit të pë... Xhixho: Buxheti 2027 për Arsimin, prova se kjo qeveri nuk ka reflektuar ndaj protestës 'Nga Blloku luksoz te perandoria e kokainës në Britani'/ Si u pasuruan bandat shqiptare dhe si paratë e dro... Noizy në GJKKO: Edhe para dy muajsh më vunë eksploziv në një karton pice Viola Haxhiademi largohet nga drejtimi i KESH, ja kush emërohet Hetimet për “Albanian Files”, Lubonja: Janë formale, s’kam parë që të thirret Rama 80 miliardë dollarë në lojë! A rrezikon CEO i Nvidia-s divorcin më të shtrenjtë në histori pas tradhtisë nd...
SPORT

Klopp nuk po bind, humbja ndaj Greqisë nuk kapërdihet, nisin kritikat e para

P
Piranjat29 September 2026, 11:43 · 2 min lexim
Klopp nuk po bind, humbja ndaj Greqisë nuk kapërdihet, nisin kritikat

Fishkëllima të shumta në fund të ndeshjes në WWK Arena, aty ku Gjermania u mposht 0-1 në shtëpi nga Greqia.

Për Jürgen Klopp, kjo ishte ndeshja e dytë në stolin e “Die Mannschaft”, por fitorja e parë ende nuk ka ardhur. Pas barazimit në Amsterdam ndaj Holandës, trajneri gjerman përjetoi një zhgënjim, teksa ekipi I tij pësoi një humbje të papritur ndaj “helenëve”.

Kritikat nuk munguan, ndërsa një prej zërave më të ashpër ishte ai i ish-kampionit të botës, Bastian Schweinsteiger. Ai theksoi se Gjermania nuk është më një skuadër e nivelit të lartë dhe se lojtarët duhet të marrin më shumë përgjegjësi.

“Klopp nuk është magjistar. Është një proces pune, por edhe lojtarët duhet të bëjnë autokritikë”, deklaroi Schweinsteiger.

Megjithatë, Klopp ka një argument të fortë në këtë fillim të aventurës së tij. Trajneri po tenton të ndërtojë një Gjermani të re, duke zgjeruar grupin dhe duke testuar sa më shumë futbollistë. Deri tani, plot 44 lojtarë janë grumbulluar, ndërsa puna taktike ka qenë e kufizuar në vetëm katër seanca stërvitore.

Objektivi është rindërtimi i skuadrës pas zhgënjimit në Botëror, por një projekt i tillë kërkon kohë. Një situatë e ngjashme po përjetohet edhe në Itali, ku Roberto Mancini ka grumbulluar 33 lojtarë, me synimin për të testuar të rinjtë dhe për të krijuar bazën e një kombëtareje të re.

Në të dyja kampet, rezultatet e para nuk kanë qenë ideale, por projektet e reja sapo kanë nisur dhe puna për një skuadër konkurruese vazhdon. Gjermania beson te projekti I Klopp, por ish teknikun e Liverpool më shumë se çdo gjë tjetër do duhet ta ndihmojnë rezultatet në fushë, që për “panzerat” tanimë janë njբ oksigjen shumë i nevojshëm.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.