Zidane ndryshon 9 lojtarë, Franca mposht Belgjikën dhe kryeson me pikë të plota

Në pak ditë, Zinedine Zidane bëri një rotacion thuajse të plotë, ku ndaj Belgjikës kishte hedhur një formacion ndryshe, me 9 ndryshme në raport me sfidën e parë, atë ndaj Turqisë, mbi të gjitha pa kapitenin Kylian Mbappe. Pavarësisht këtij detaji, Franca e tij jo vetëm që nuk stonoi, por doli me pikë të plota pas suksesit 0-1.
Sigurisht, nuk është ajo Francë brilante, që në Botëror zhvilloi një presion asfiksues ofensivë, por Zidane është vetëm në ditët e tij të parë në krye të “gjelave”. Doue ishte rreziku kryesor për formacionin e Zidane, ku sulmuesi i PSG goditi shtyllën që në fillim pas një aksioni të bukur personal.
Sfida u zhvillua thuajse me një drejtim, me Francën që tentoi 18 herë të gjente golin, por situata ndryshoi totalisht pas minutës së 77-të, ku Zidane hodhi në fushë dyshen Cherki-Olise. Sulmuesi i Bayern Munich zhbllokoi sfidën në minutën e 88-të me një aksion personal, ku u lëshua “zjarr” që nga gjysmë fusha duke finalizuar më pas me plot klas, një gol që solli festë edhe tek Zinedine Zidane. Goli i Olise në fund rezultoi një 3 pikësh, me Francën që kryeson me 6 pikë të plota pas 2 ndeshjeve.
Pas këtij suksesi, Zidane u shfaq i kënaqur jo vetëm për këtë fitore, por edhe për mënyrën e lojës që nuk ndryshoi edhe pse kishte bërë 9 ndryshime: “Edhe në këtë sfidë, ashtu si ndaj Turqisë, kemi bërë mirë. U treguam të zotë, zhvilluam presing ndaj një skuadre të madhe si Belgjika. Treguam kurajo duke luajtur në gjysmëfushën e tyre, kjo është pikërisht ajo që duam.
Ndryshimet e kryera? Nuk ekziston një skuadër tip, të gjithë lojtarët duhet të jenë gati, më pas zgjedhjet më takojnë mua”, u shpreh Zidane në konferencë për shtyp.
Lexo edhe
SPORT
Largimi i papritur i Cuestas nga Parma, Gilardino merr drejtimin e skuadrës

Gëzimi i shfrenuar i Zidanes pas golit të Olise: "Isha plotësisht me të"

Vëllezërit Esposito bëjnë histori me Italinë, përsëritet rekordi i vitit 1915

"Dorëheqje, Dorëheqje"! Tifozët turq kundër trajnerit Montela, ikën presidenti nga stadiumi

Videoja që i kushtoi Icardit heqjen e patentës deri në vitin 2099

Kuqezinjtë duan vendin e parë, Gjimshiti: Ndaj San Marinos vetëm me 100%

Lojtari me flokë të gjata nxjerr nga loja dy kundërshtarë me kartonë të kuq

“Jemi të fokusuar 100%”, Gjimshiti: Nuk nënvlerësojmë San Marinon, duhet të japim maksimumin





