VIDEO- Skandal në Superkupën argjentinase/ Ndeshja midis dy skuadrave mbyllet me përleshje midis lojtarëve

Finalja e Superkupës Argjentinase mes Estudiantes dhe Rosario Central u mbyll në mënyrën më të shëmtuar të mundshme.
Rosario fitoi sfidën 3-1 duke ngritur dhe trofeun, por suksesi i skuadrës ku aktivizohet Angel Di Maria i cili shënoi 2 gola, kaloi në plan të dytë për shkak të imazhit skandaloz që u pa në fund të takimit kur futbollistët e të dyja skuadrat u përfshinë në një sherr masiv mes tyre.
Shkaku i këtij sherri? Mënyra e gjykimit të sfidës të arbitrit Dario Herrera që u vu në shënjestrën e kritikave të Estudiantes. Që në minutat shtesë, mbrojtësi i Estudiantes, Tomas Palacios shkoi i irrituar kundër trajnerit kundërshtar Jorge Almiron dhe më pas pas fërshëllimës së fundit shpërtheu sherri në mesin e fushës me futbollistët dhe stafet e tyre që e kthyen atë në një ring të vërtetë boksi, një sherr që vijoi edhe në tunelin e dhomave të zhveshjes
Në këtë kuadër të nxehtë u përfshi edhe presidenti i Estudiantes, Juan Sebastian Veron, protagonist i një përplasjeje me arbitrin dhe fjalët e tij lënë shumë pak vend për interpretim: ‘Kjo është e gjitha jotja, hajdut’. Në fund, përpara se të linte fushën e lojës, Estudiantes i dedikoi një duartrokitje ironike fituesve të trofeut në shenjë proteste.
View this post on Instagram
Lexo edhe
SPORT
Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si 'gardian rezervë' ndaj Izraelit

"Rasti Malago" në Itali, Ceferin: "Ndërhyrjet e politikës e dëmtojnë besimin e UEFA-s"

Zidane bën rotacion te Franca, me gjasa Diouf dhe Da Cunha kanë një shans ndaj Belgjikës

Zhgënjimi i kapitenit: Penalltia e humbur e Harry Kane ndryshoi gjithçka për Anglinë

930 milionë euro! Klubet e Premier League duan ta fundosin Manchester Cityn!

Manaj pas Bjellorusisë: “Maran ndryshe nga Sylvinho, shpresoj të shënojmë më shumë”

Tiranathlon, kufizohet qarkullimi në disa akse të Tiranës

“Muçi është një lojtar i rëndësishëm për ne”, Maran: Hoqëm peshën mbi supe për humbjet e qershorit!





