Studenti nxjerr bllof Ramën: Në takim asnjë protestes! Nuk ka dialog

Studenti Klevis Tako ka kundërshtuar publikisht pretendimin e kryeministrit Edi Rama se ka zhvilluar një takim me të rinjtë protestues.
I ftuar në një intervistë për News24, Tako u shpreh se personat e shfaqur në videon e Ramës nuk përfaqësojnë studentët që prej kohësh janë të angazhuar në protestat kundër qeverisë dhe se në pamjet e publikuara nuk identifikoi asnjë prej tyre.
“Pamë një postim të kryeministrit që tha se kishte bërë takim me studentë protestues. Nga fytyrat që pashë nuk identifikova asnjë student protestues të rregullt. Ata nuk na përfaqësojnë dhe e dimë shumë mirë kush janë”, deklaroi Tako.
Studenti akuzoi gjithashtu kryeministrin se po përdor propagandën dhe presionin policor për t’iu përgjigjur revoltës studentore, ndërsa paralajmëroi se pakënaqësia ndaj qeverisë është shumë më e gjerë sesa ajo që shihet në shesh.
Gjatë intervistës, Tako bëri të ditur se studentët po organizohen në nivel fakultetesh në prag të protestës kombëtare të 28 nëntorit, me synimin për të zgjeruar mobilizimin në universitete.
Ai komentoi edhe mundësinë e krijimit të një formacioni politik nga studentët, duke theksuar se një nismë e tillë kërkon organizim të mirëfilltë dhe nuk duhet të ndërmerret me nxitim.
Në fund, Tako kërkoi që Policia e Shtetit të zbatojë ligjin dhe të mos veprojë në bazë të urdhrave të eprorëve.
LEXO EDHE:
Manovra e Ramës/ Mbledh një grup të rinjsh dhe e shet si dialog për protestën
Lexo edhe
AKTUALITET
Kokaina e fshehur te mishi i grirë/ Si i burgosuri shqiptar drejtonte trafikun e drogës drejt Spanjës

Bosi shqiptar i drogës Elvis Demçe tenton vetëvrasjen në burgun italian

BIRN: Revolta e të rinjve, protestojnë kundër korrupsionit, pabarazisë e papunësisë!

Nis mbërritja e anëtarëve të Asamblesë së PS Tiranë, kontrolle në hyrje dhe prani e shtuar e policisë

Ulje e temperaturave/ Përkeqësohet moti në Dibër, breshëri mbulon rrugën pranë tunelit të Murrizit





