Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Wenger kandidat për president të FIFA-s? UEFA gati ta vendosë si rival të Infantinos VIDEO/ Pamje të pazakonta në Detroit! Udhëtarët e veçantë në autobusin e qytetit, dy kuaj futen në… Kërcënime nga Rama përmes Toni Gogut/ Veliaj kërkesë Ballës: Inicio ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlam... Tmerr në Kanada, arusha dhe tre këlyshët e saj vrasin nënën dhe vajzën. Autoritetet i ekzekutojnë Revolta e 30-të studentore/ Tubimit përpara Ministrisë së Arsimit i bashkohen edhe Studentët e Mjekësisë ... Zvicra/ Dy ndeshje pa kapitenin, Akanji nuk e fsheh rëndësinë e Granit Xhakës Kylie Jenner përballet me padi nga ish-punonjësja, pretendon se e mbajtën të mbyllur në dollap për më shumë... 2.84 miliardë lekë për Gardën e Republikës, ja si do të ndahen fondet në 2027! Opozita ngre shqetësimin për... “11.11”, Dita e Beqarëve që u kthye në festën më të madhe të blerjeve në botë, si lindi tradita dhe pse e t... Kërkojnë dorëheqjen e Ramës, studentët nisin marshimin drejt Ministrisë së Arsimit Katër shtete të BE-së sfidojnë ultimatumin e Merz për financimin e Ukrainës: E papranueshme! Zhupa: Rama të dëgjojë BE, kërkohet zgjidhje politike dhe jo represion
AKTUALITET

Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë! Erë e fortë dhe rrebeshe shiu të enjten e të premten

P
Piranjat11 November 2026, 16:03 · 2 min lexim
Stuhia “Charles” do përfshijë edhe Shqipërinë!

Stuhia atlantike “Charles” që ka përfshirë disa shtete do përfshijë edhe Shqipërinë. Sipas sinoptikanëve e enjtja dhe e premtja pritet të jenë ditët më problematike.

“Stuhia Charles do përfshijë edhe Ballkanin. Më problematike përsa i përket Ballkanit do jenë stuhitë e erës. Reshje intesive në zonat veriore, veriperëndimore, por fokusi kryesisht është Veriu. E gjithë stuhia që do përfshijë Shqipërinë, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut do jetë të enjten dhe të premten. Të enjten do jenë problematike stuhitë e erës dhe të premten shirat intensive, tha sinoptikania Lajda Porja. Problem do të jetë fuqia e erës.

Për shkak të stuhisë veriu dhe veriperëndimi do të marin edhe sasinë më të madhe të reshjeve.

Për shkak të ​kushteve hidrometeorologjike të përkeqësuara, autoriteti portual i Vlorës ka ndaluar ​lundrimin e mjeteve të vogla dhe atyre të peshkimit që synojnë të operojnë jashtë Gjirit të Vlorës nga ora 16:00 e së enjtes deri mëngjesin e së dielës.

Me qëllim parandalimin e çdo rreziku apo situate emergjente për shkak të kushteve atmosferike, autoriteti portual i Vlorës u ka kërkuar subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për marrjen e masave të nevojshme në sigurimin e mjeteve në port dhe rritjen e gatishmërisë së ekuipazheve.

Të dielën i gjithë vendi pritet të përfshihet nga moti i qëndrueshëm, por me ulje temperaturash. Në zonat e thella malore do të kemi edhe reshje dëbore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.