Terrorizuan Spanjën me “armën” e tyre 2-tonëshe, arrestohen “skifterët” shqiptarë; vjedhjet i kryenin për 10 minuta
Foto ilustrueseAutoritetet spanjolle kanë arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilët dyshohen për të paktën 17 vjedhje banesash gjatë javëve të fundit në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar tre shtetas shqiptarë, të cilët dyshohen për të paktën 17 vjedhje banesash gjatë javëve të fundit në provincat Ourense, Pontevedra dhe A Coruña.
Sipas gazetës spanjolle “La Región”, Renato D., Ermal N. dhe Florian P. ndodhen në burg pas arrestimit në kuadër të operacionit të koduar “Ziralla”.
Gjatë kontrolleve, agjentët e Gardës Civile sekuestruan targa të modifikuara, mjete për hapjen me forcë të banesave dhe pajisje për kontrollin e autenticitetit të arit dhe diamanteve.
Kapiteni i Njësisë Organike të Policisë Gjyqësore, Juan José López, deklaroi se grupi shmangte përballjen me banorët gjatë vjedhjeve.
“Nëse brenda banesave ka njerëz, ata nuk hyjnë kurrë në to. Nëse, për shkak të një gabimi, futen në një banesë dhe vënë re praninë e dikujt, largohen menjëherë”, shpjegoi López.
Garda Civile e Ourense-s nisi hetimet më 30 tetor, duke dokumentuar gjashtë raste vjedhjesh në A Merca, Allariz, Vilanova dos Infantes, Barbadás, Coles dhe Vilamarín.
Autoritetet dyshojnë se tre shqiptarët mund të kenë kryer edhe vepra të tjera penale, për të cilat hetuesit vijojnë të analizojnë materialet që kanë administruar.
Garda Civile arrestoi tre shqiptarët më 18 nëntor në Vila de Cruces, në provincën e Pontevedra-s, pas dy përpjekjeve të mëparshme për kapjen e tyre.
Gjatë operacioneve të mëparshme, të dyshuarit përplasën automjetin e tyre me makinat e policisë. Nënkoloneli Rafael Berguillo e cilësoi sjelljen e tyre si me rrezikshmëri të lartë.
“Nuk e dinim nëse kishin armë zjarri, por në fakt nuk kanë nevojë për to. Ata kanë një armë që peshon pothuajse dy tonë dhe kemi parë se nuk ngurrojnë ta drejtojnë kundër kujtdo që u del përpara”, deklaroi Berguillo, duke iu referuar automjetit të grupit.
Hetuesit po verifikojnë gjithashtu dyshimet se persona të tjerë mund t'i kenë paralajmëruar tre shqiptarët për kontrollet policore.
Garda Civile vijon hetimet për të identifikuar raste të tjera vjedhjesh që mund të lidhen me Renato D., Ermal N. dhe Florian P.
Lexo edhe
AKTUALITET
Dosja Balluku/ Caktohet data e seancës së parë paraprake në Gjykatën e Posaçme

Vrasja e “Sul Çamit” dhe nipit tij në Fier, momenti kur autorët kalojnë me makinë para banesës

Gjyqi në GJKKO/ Veliaj: Nuk vij dot se kam këmbën e thyer, dua të operohem nga një mjek që dua unë

SPAK kërkon 1 vit e 6 muaj burg për Asllan Dogjanin, dënimi konvertohet në 3 vite shërbim prove

Atentati në Fier, autorët dyshohet se u maskuan si policë dhe vëzhguan “Sel Çamin” me dron





