Ekzekutohet pranë Parlamentit Europian i riu shqiptar
Një i ri shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel, pranë Parlamentit Europian. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ixelles

Një i ri shqiptar është ekzekutuar me armë zjarri në Bruksel, pranë Parlamentit Europian.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen Ixelles, në rrugën Wiertz, ku viktima u qëllua disa herë me armë zjarri.
Sipas mediave belge, dëshmitarët kanë raportuar se kanë dëgjuar të paktën shtatë të shtëna. I riu u transportua në spital, por ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Autorët u larguan menjëherë nga vendngjarja. Dyshimet e para të hetuesve lidhen me një larje hesapesh në botën e narkotikëve.
Mediat belge raportojnë gjithashtu se të dyshuarit për vrasjen e shqiptarit mund të jenë të përfshirë edhe në ekzekutimin e një polici belg, 41-vjeçarit Nordine El Talbi, i cili u vra disa orë më vonë në Jette.
Në kuadër të hetimeve janë arrestuar disa persona në Belgjikë, Spanjë dhe Francë. Autoritetet po punojnë për të zbardhur motivet e ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësinë e secilit të dyshuar.
Identiteti i viktimës shqiptare nuk është bërë ende publik.
Lexo edhe
AKTUALITET
U propozua nga Rama/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e drejtoreshës së re të SHISH, Esmeralda Hasani

Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

“Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”: Publikohen bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingota ari

KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Pogradec, 292 milionë lekë detyrime të pambledhura





