U propozua nga Rama/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e drejtoreshës së re të SHISH, Esmeralda Hasani

Presidenti Bajram Begaj dekretoi sot emërimin e Esmeralda Hasanit në detyrën e Drejtorit të Shërbimit Informativ të Shtetit.
Dekreti vjen në mbështetje të Kushtetutës, si dhe të nenit 5, të ligjit “Për Shërbimin Informativ të Shtetit”, i ndryshuar””, me propozim të Kryeministrit Edi Rama.
Në një njoftim për shtyp, Presidenca njofton se përpara dekretimit, janë kryer të gjitha procedurat ligjore të verifikimit si të parashikuara në ligj për rastet e emërimit në detyrë të zyrtarëve në poste të larta.
Esmeralda Hasani zëvendëson në këtë detyrë Vlora Hysenin e cila është nën hetim nga Struktura e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK).
Më parë, Hasani ka shërbyer si këshilltare pranë Kryeministrisë. Ajo është diplomuar në të Drejtën Ndërkombëtare në Universitetin Shtetëror të Milanos. Gjithashtu, ka përfunduar studimet Master në Planifikimin dhe Zhvillimin e Projekteve në Innovation Business School, në Bruksel.
Hasani është eksperte e pavarur e Komisionit Evropian në fushën e kërkimit dhe inovacionit, si dhe e angazhuar aktivisht në projekte kërkimore, arsimore dhe inovative në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, në bashkëpunim me kompani, universitete dhe qendra kërkimore lider në mbarë botën.
Lexo edhe
AKTUALITET
Stuhia spanjolle godet Shqipërinë? Meteorologia tregon kushtet atmosferike

Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë

“Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”: Publikohen bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingota ari

KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Pogradec, 292 milionë lekë detyrime të pambledhura

BB: 24.4% e bizneseve shqiptare i konsiderojnë penguese procedurat doganore, shifra më e lartë në Ballkanin Perëndimor





