Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta Gazetari nga Tetova përplaset me Ramën: Nuk keni folur për shqiptarët e RMV VIDEO/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë parandalon një ngjarje të rëndë kriminale në një familje Grabitet banesa në Durrës, vidhen 22 mijë euro, 800 mijë lekë, në pranga dy persona Tabaku paralajmëron skemën KAYO në Teknologjinë e Informacionit Spiropali reagon ashpër: “Jam si ato qenie mitologjike që po më preve një kokë, më dalin 7 të tjera”... Veliaj refuzon të shkojë në spitalin e Fierit për analizat para operacionit, kërkon vendim nga GJKKO Distafa: Një qytete është evropian, kur qytetari ka hapësirë për të jetuar
BOTA

Tre mjete fluturuese ruse ranë në territorin polak, NATO mblidhet me urgjencë pas incidentit ajror

NATO do të zhvillojë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror në Poloni, ku tre mjete fluturuese me origjinë ruse shkelën hapësirën ajrore të vendit dhe përfunduan në territorin polak. Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 20 nëntorit, gjatë një prej sulmeve më të mëdha ruse ndaj […]

P
Piranjat22 November 2026, 17:04 · 2 min lexim
Tre mjete fluturuese ruse ranë në territorin polak, NATO mblidhet me

NATO do të zhvillojë të hënën, më 23 nëntor, një takim në Bruksel për të diskutuar incidentin e rëndë ajror në Poloni, ku tre mjete fluturuese me origjinë ruse shkelën hapësirën ajrore të vendit dhe përfunduan në territorin polak.

Ngjarja u regjistrua mëngjesin e 20 nëntorit, gjatë një prej sulmeve më të mëdha ruse ndaj Ukrainës. Sipas raportimeve të mediave të huaja, mes objekteve të identifikuara ishte një raketë lundruese ruse e tipit Kh-101, ndërsa dy të tjerat dyshohet se ishin një raketë dhe një dron me motor reaktiv.

Tre mjetet fluturuese ranë në zona të ndryshme në juglindje të Polonisë, në rajonet Podkarpackie dhe Lubelskie. Autoritetet polake konfirmuan se nga incidenti nuk pati persona të lënduar.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, e cilësoi ngjarjen si të rrezikshme, ndërsa bëri të ditur se avionët luftarakë të Aleancës u ngritën në ajër në përgjigje të shkeljes së hapësirës ajrore polake.

 

Nga ana tjetër, kryeministri polak Donald Tusk deklaroi se autoritetet kanë përcaktuar origjinën ruse të të tre objekteve, duke mos përjashtuar mundësinë që incidenti të ketë qenë një provokim i qëllimshëm.

Në takimin e së hënës do të mblidhet Këshilli i Atlantikut të Veriut, organi kryesor vendimmarrës i NATO-s. Polonia do të përfaqësohet nga zëvendësministri i Mbrojtjes, Paweł Zalewski.

Diskutimet do të përqendrohen te shkelja e hapësirës ajrore polake dhe masat që Aleanca duhet të ndërmarrë për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor. Takimi zhvillohet në kuadër të konsultimeve mes vendeve aleate, në një kohë kur tensionet e sigurisë në rajon mbeten të larta.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.