Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro Zgjedhjet e vitit 2027, dy kandidatë sfidojnë Infantinon për fronin e FIFA-s Thatësira dhe probleme me furnizimin me ujë, Fixhi shpall gjendje katastrofe kombëtare për shkak të El Niño... Anthropic thyen rekordin e SpaceX, mbledh 107.3 miliardë dollarë në IPO dhe arrin vlerësimin 1.5 trilionë d... Deklaratë e përbashkët SHBA-Kinë-Rusi pas takimit të liderëve, çfarë u dakordësua për armët bërthamore, ene... Kosovë, shtyhet seanca ku pritej rishqyrtimi i Ligjit për Specialen Konflikti mes të dënuarve në burgun e Shkodrës, një i arrestuar dhe një tjetër nën hetim, gjendet telefon n... Tabaku kundër aktit për tubimet: Po i jepni policisë pushtetin e gjykatës Berisha: Rrogat e ulëta duhet të rriten me 50%. Rrogat e mesme me 30%! Asnjë pension nën 200 euro “Bashkëpunim me çdo forcë politike”/ Berisha zbulon kushtet e bashkimit opozitar: Të gjithë kundër Ramës, p... Berisha: Buxheti nuk është 10 miliardë euro, por 5.5 miliardë! Pensionistët marrin vetëm 1 për qind të GDP... "Pritja jote krenare ishte motivi im"/ Deputeti Luçiano Boçi humb nënën, dedikimi prekës: Viola ime e shtre...
AKTUALITET

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë të rinj me vlerë 53.4 milionë euro

P
Piranjat19 November 2026, 13:38 · 3 min lexim
Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ARRSH hap dy tenderë

Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) ka hapur procedurat e prokurimit për dy faza të tjera të zgjerimit të autostradës Tiranë-Durrës, një prej akseve rrugore më të rëndësishme dhe më të ngarkuara në vend. Bëhet fjalë për fazën e katërt dhe të pestë të projektit, për të cilat janë parashikuar në total rreth 4.82 miliardë lekë, ose 53.45 milionë euro pa TVSH.

Sipas dokumenteve të tenderit, të konsultuara nga Ekofin.al, të dyja procedurat do të zhvillohen përmes procedurës së hapur, mbi kufirin e lartë monetar, me mjete elektronike.

Për fazën e katërt të zgjerimit të superstradës Tiranë-Durrës, fondi limit është përcaktuar në 2.32 miliardë lekë pa TVSH, ekuivalente me rreth 25.73 milionë euro.

Ndërkohë, për fazën e pestë, ARRSH ka vendosur në dispozicion një fond limit prej afro 2.5 miliardë lekësh pa TVSH, ose rreth 27.72 milionë euro.

Sipas njoftimeve të kontratave, afati për realizimin e punimeve është 24 muaj për secilën fazë, ndërsa kompanitë e interesuara duhet të paraqesin ofertat e tyre deri më 23 dhjetor 2026, në orën 11:00.

Financimi i të dyja projekteve do të sigurohet nga Buxheti i Shtetit. Dokumentet e prokurimit përcaktojnë se investimet janë përfshirë në planifikimin e shpenzimeve kapitale për periudhën 2026–2028.

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës është një projekt strategjik për përmirësimin e lidhjes rrugore ndërmjet dy qyteteve më të mëdha të vendit, si dhe për lehtësimin e qarkullimit drejt portit të Durrësit, aeroportit ndërkombëtar të Tiranës dhe zonave industriale e logjistike përgjatë korridorit.

Investimi synon të rrisë kapacitetin e kësaj infrastrukture, e cila përballon flukse të konsiderueshme automjetesh, përfshirë transportin e mallrave, lëvizjet e përditshme të qytetarëve dhe trafikun turistik.

Me hapjen e procedurave për fazat e katërt dhe të pestë, ARRSH avancon procesin e prokurimit për zgjerimin e këtij korridori rrugor.

Sipas dokumenteve të tenderit, përzgjedhja e kompanive fituese nuk do të mbështetet vetëm te çmimi më i ulët. Oferta ekonomike do të përbëjë 60% të vlerësimit, ndërsa pjesa tjetër do të lidhet me metodologjinë e punimeve, organizimin dhe stafin e kompanisë, masat për reduktimin e ndikimit në mjedis dhe periudhën e garancisë e të mirëmbajtjes.

ARRSH ka përcaktuar gjithashtu kritere për përvojën e mëparshme të operatorëve ekonomikë dhe kapacitetet e tyre profesionale, duke synuar përzgjedhjen e kompanive që disponojnë eksperiencën dhe burimet e nevojshme për realizimin e investimit. /ekofin.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.