U gjet brenda valixhes, policia greke pranë zbardhjes së misterit të vrasjes së 24-vjeçares

Policia greke është pranë zbardhjes së vrasjes së 24-vjeçares nga Burkina Faso, trupi i së cilës u gjet brenda një valixheje në zonën e Agios Panteleimonas të Athinës. Sipas informacioneve, hetuesit kanë si të dyshuar kryesor një të ri me origjinë afrikane, me të cilin 24-vjeçarja dyshohet se kishte njohje.
Fillimisht, policia mori në pyetje një shtetas nga Kameruni, i cili e kishte strehuar vajzën, por dyshimet për përfshirjen e tij në ngjarje u përjashtuan. Më pas, u morën në pyetje edhe shtetas të tjerë të huaj që e njihnin të renë. Mes tyre ishte edhe i dyshuari kryesor, për të cilin u konstatua se banonte pranë vendit ku u gjet valixhja.
Hetuesit dyshojnë, por kjo mbetet ende për t'u konfirmuar, se mes autorit dhe viktimës ka pasur një konflikt, i cili ka përfunduar me vdekjen e 24-vjeçares.
Mbërritja në Athinë
Kujtojmë se, përpara se të mbërrinte në Athinë, 24-vjeçarja punonte si pastruese në ishullin Folegandros. E reja mbërriti në Athinë më 28 tetor dhe po atë ditë u takua me një mikun e saj nga Kameruni. Gjatë takimit, ajo i kishte thënë se do të shkonte në qendër të Athinës për të pirë një kafe.
Megjithatë, që prej ditës së nesërme, më 29 tetor, gjurmët e saj u zhdukën. Hetuesit e Departamentit të Vrasjeve po përpiqen të zbulojnë se çfarë ndodhi pas komunikimit të fundit të njohur me të.
Ishte pikërisht miku i saj nga Kameruni ai që denoncoi zhdukjen e 24-vjeçares më 4 nëntor, në Komisariatin e Policisë së Kypselit, pasi kishin kaluar disa ditë pa marrë asnjë lajm prej saj. Nga hetimet e autoriteteve është konstatuar se ky shtetas nuk ka asnjë përfshirje në ngjarje.
Trupi i 24-vjeçares u gjet i pajetë brenda një valixheje në zonën e Agios Panteleimonas, pasditen e së dielës, më 8 nëntor.
Identifikimi i saj u bë përmes gjurmëve të gishtërinjve, pasi të dhënat e saj ndodheshin në databazën e Policisë Greke (ELAS). Siç rezultoi, në të kaluarën ajo kishte qenë e regjistruar nga autoritetet për shkelje të legjislacionit mbi të huajt, konkretisht për hyrje të paligjshme në vend.
Sipas gjetjeve të para mjeko-ligjore, dyshohet se e reja kishte humbur jetën rreth shtatë ditë përpara se të gjendej trupi i saj. Megjithatë, deri më tani nuk është përcaktuar shkaku i vdekjes. Ndërkohë, trupi i saj nuk kishte shenja të dukshme dëmtimesh, ndërsa këmbët i kishte të lidhura. /PiranjatNews/
Lexo edhe
BOTA
“Duhet të ishte bërë shumë kohë më parë”, Trump premton fitore totale ndaj Iranit

U gjet e pajetë në banjën e shtëpisë, partneri i 39-vjeçares bën rrëfimin e papritur në sallën e gjyqit: Jam fajtor

Kush fshihet pas valës së alarmeve false për bomba në Evropë dhe Itali?

Kishte marrë detyrën vetëm një vit më parë! Ndërron jetë ambasadori rus në SHBA, Alexander Darchiev

Mbi 770 shkolla në Britani morën kërcënime me bomba përmes email-it: Do t’ju shkatërrojmë





