Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Berisha: Balluku, “mur i pakalueshëm” në rrugën drejt BE-së "E kam shoqe të ngushtë"/ Zbardhen mesazhet e Ergys Agasit me izraelitët për Vlora Hysenin: Jemi me fat Lista e krimeve mafioze/ Si Nuredin Dumani mund të shpëtojë me më pak se 10 vite burg pas veprave penale që... “Dashuria nuk matet me gjak”/ Urimi prekës i Çiljetës për Bekon: Ndoshta nuk të kam sjellë unë në jetë, por... Berisha: Raporti i KE damkos Ramën, Shqipëria është diktaturë autoritare “Edi Rama dorëzo pushtetin”/ Protestë para SPAK-ut Vajza e leu me benzinë dhe i vuri flakën, i moshuari dërgohet në QSUT PD çon në Kushtetuese rrëzimin e kërkesës për hetimin e KAYO-s Itali, alarm për bomba në tre avionë, dy drejt Romës dhe një i devijuar në Vjenë Dibër, elektricistin e zë shtylla poshtë teksa punonte, humb jetën Demokratët kundër politikave të Trump, çfarë ndryshon pas marrjes së kontrollit të Kongresit? Ambasadorja e BE-së, Sofia Moreira de Sousa: Korrupsioni në Shqipëri mbetet sfidë reale
SHOWBIZ

Vajza e Michael Jackson denoncon shpërdorimin e miliona dollarëve nga pasuria e të atit me avionët privatë dhe pagesat marramendëse

P
Piranjat 4 November 2026, 23:11 · 2 min lexim
Vajza e Michael Jackson denoncon shpërdorimin e miliona dollarëve nga

Paris Jackson kundërshton mënyrën se si po administrohet pasuria e të atit, duke denoncuar transaksione financiare jotransparente, shpërblime të tepruara dhe shpenzime miliona dollarëshe për avionë privatë, avokatë dhe marrëdhënie me publikun.

Vajza e Michael Jackson, e cila po kërkon që 600 milionë dollarë të transferohen në fondin e mirëbesimit të familjes, i është drejtuar drejtësisë, duke kërkuar rrëzimin e raportit të fundit financiar të administratorëve të pasurisë dhe dorëzimin e dokumentacionit të ri, të plotë.

Sipas dokumenteve gjyqësore të siguruara nga TMZ, ekipi ligjor i Paris Jackson ka paraqitur kundërshtime ndaj raportit të fundit financiar për vitin fiskal 2022, të dorëzuar në prill nga John Branca, një prej ekzekutorëve të testamentit dhe administratorëve të pasurisë së Michael Jackson.

Jackson pretendon se në dokumente mungojnë informacione të rëndësishme financiare për 18 kompani që i përkasin pasurisë së të atit. Paralelisht, avokatët e saj kundërshtojnë shpenzimet për përdorimin e avionëve privatë, si dhe një shumë prej 604 850,09 dollarësh, e cila, sipas tyre, lidhet me pagesa të papërcaktuara me karta krediti dhe ndaj zyrave ligjore.

Vajza e Michael Jackson kritikon gjithashtu vendimin për t'i paguar para profesorit të Shkollës së Biznesit në Harvard, James Sebenius, për shërbime konsulence.

Sipas pretendimeve të saj, puna e profesorit i shërbente kryesisht promovimit të John Branca-s si një avokat “legjendar”, në vend që të sillte përfitime konkrete për pasurinë e këngëtarit. /PiranjatNews/

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SHOWBIZ

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.