VIDEO/ Momente tensioni në Kuvendin serb, kryetari i tregon orën dhe i fik mikrofonin, Vuçiç largohet pasi i ndërpresin fjalën

Një moment tensioni është regjistruar gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Serbisë, ku Aleksandar Vuçiç u përfshi në një situatë të pakëndshme pasi drejtuesi i seancës, Aleksandar Cupiç, i fiku mikrofonin gjatë kohës që po fliste. Ngjarja ndodhi pasi Sara Valentik kërkoi fjalën dhe Vuçiç kërkoi të drejtën e replikës. Teksa po mbante fjalën e tij, pas dy minutash, Çupiç vendosi t’i ndërpriste mikrofonin, duke argumentuar se kishte përfunduar koha e lejuar për replikën.
Në pamjet e transmetuara nga kamerat e sallës së Kuvendit shihet momenti kur Çupiç i fik mikrofonin Vuçiçit dhe më pas i tregon me dorë orën, për t’i bërë të qartë se koha në dispozicion kishte përfunduar. Veprimi u pasua nga reagimi i Vuçiçit, i cili nuk pranoi të vazhdonte fjalën pa mikrofon. Pasi duartrokiti si gjithë të pranishmit në Kuvend, ai mblodhi sendet personale, u ngrit nga vendi dhe u largua nga salla parlamentare.
Momenti është regjistruar nga kamerat e Kuvendit dhe është bërë publike nga mediat vendase, ku duket e gjithë skena e ndërprerjes së fjalës dhe largimit të Vuçiçit.
Lexo edhe
BOTA
Incident në rezidencën e Princit William dhe Kate Middleton, dy persona në pranga

Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William në vitin 2027

Kapiteni anulon fluturimin vetëm se pilotit në krah i ra zilja e telefonit, ky i fundit humbi dhe punën

Gjermania investon 34 milionë euro për prodhimin e dronëve zbulues për ushtrinë ukrainase

Netanyahu për rikthimin e Huang në krye të Nvidia-s: Lajm i mirë për Izraelin dhe industrinë globale të IA

Izraeli vret kreun e sigurisë së brendshme të Hamasit në Gaza, Netanyahu: Asnjë terrorist nuk do t’i shpëtojë krahut të gjatë të Izraelit...

Samiti BE-Ballkani Perëndimor sërish pa Serbinë: Brukseli optimist për udhëheqjen e re

53 emigrantë pretendojnë se u dhunuan nga policia kroate





