Klopp mahnitet nga Wirtz: Është një futbollist i jashtëzakonshëm!
Jurgen Klopp ka lart cilësitë e mesfushorit të Liverpoolit, Florian Wirtz, duke e cilësuar atë si një “futbollist të jashtëzakonshëm”, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren 5-0 të Gjermanisë ndaj Holandës

Jurgen Klopp ka lart cilësitë e mesfushorit të Liverpoolit, Florian Wirtz, duke e cilësuar atë si një “futbollist të jashtëzakonshëm”, pas paraqitjes mbresëlënëse në fitoren 5-0 të Gjermanisë ndaj Holandës.
23-vjeçari ishte një nga protagonistët kryesorë të kësaj ndeshjeje, duke realizuar dy gola, përfshirë një supergol me goditje të harkuar nga jashtë zonës së rreptësisë.
Paraqitja e tij ka lënë përshtypje të mëdha edhe te Klopp, i cili nuk e ka fshehur admirimin për talentin e mesfushorit, duke pranuar se ishte befasuar që në momentin e parë kur e kishte parë duke luajtur.
“U befasova kur e pashë për herë të parë në fushë. Është një futbollist i jashtëzakonshëm”, ka deklaruar Klopp.
Wirtz po kalon një periudhë shumë të mirë edhe me fanellën e përfaqësueses gjermane. Në katër paraqitjet e fundit ndërkombëtare, ai ka realizuar katër gola dhe ka dhënë një asistim, duke dëshmuar gjithnjë e më shumë rëndësinë e tij për Gjermaninë dhe Liverpoolin.
Lexo edhe
SPORT
Napoli ngre murin për Kevin De Bruyne, PSV nuk heq dorë nga belgu…

Kosova në Irlandë, sot luhet një shans i artë për pjesëmarrjen në Euro 2028

Egnatia nuk lëshon kreun, Dede kërkon tri pikët në Korçë

Shqipëria fiton grupin në Ligën e Kombeve, FSHF përfiton 2.4 milionë euro

Alcaraz, debuton me sukses! Tenisti spanjoll mposhti amerikanin Frances Tiafoe në 2 sete

Juventusi përgatit ofertën e majme për Taylor, Lazio vendos të mos shesë në janar

Portieri u bë golashënues me një goditje dënimi të pabesueshme, shikoni videon...

Scaloni “tërbon” tifozët, i rihap Messi-t derën e Argjentinës





