Endi Demneri befason me paraqitjen pas lindjes së djalit, modelja shfaqet më në formë se kurrë
Modelja Endi Demneri ka bërë daljen e saj të parë publike që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje mjaft elegante

Modelja Endi Demneri ka bërë daljen e saj të parë publike që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë, duke tërhequr vëmendjen me një paraqitje mjaft elegante.
Ajo është shfaqur në një video të publikuar në Instagram nga një stiliste kosovare.
Për këtë dalje, Endi ka zgjedhur një fustan të gjatë në ngjyrë smeraldi, të zbukuruar me gurë dhe temina, një krijim që spikat për shkëlqimin dhe elegancën.
Veshja, e cila theksonte linjat e modeles, i dha asaj një pamje ‘glamour’. Kjo paraqitje shënon një nga daljet e para të saj në publik pas ardhjes në jetë të djalit.
Më 3 tetor 2026 u bë publik lajmi se Endi Demneri dhe partneri i saj, Krenar Çoçaj, ishin bërë prindër për herë të parë, duke mirëpritur një djalë.
Çifti kishte zbuluar gjininë e bebit gjatë një feste të organizuar në prill, në Ksamil. Megjithatë, detajet e tjera të këtij kapitulli të ri familjar kanë preferuar t'i mbajnë larg vëmendjes publike.

Lexo edhe
SHOWBIZ
“Të gjithë folën, unë nuk thashë asgjë”, Chiara Ferragni rrëfen periudhën më të errët të jetës në Netflix

Jennifer Lopez pretendon se e ka pasur të vështirë të marrë role për shkak të prejardhjes së saj, njerëzit tallen me të

Melania Trump nis përgatitjet për Krishtlindje, pema 5.5 metra mbërrin në Shtëpinë e Bardhë

Këngëtarja iraniane dënohet me 74 goditje me kamxhik, shkak u bë koncerti pa shami i publikuar në YouTube

Çfarë po ndodh mes Bejtës dhe Klejdës? Një bisedë në BBVK5 ngre dyshime për ndërhyrje nga jashtë





