A do të ketë sërish një “Ferma VIP” me Arbanën? Zbulohet e vërteta

Pas shumë pikëpyetjeve që shoqëruan emrin e Arbana Osmanit pas përfundimit të sezonit të fundit të “Ferma VIP”, duket se dilemat për vazhdimësinë e saj në këtë format janë drejt fundit. Moderatorja pritet të vijojë bashkëpunimin me produksionin, duke marrë sërish drejtimin e spektaklit në edicionin e ardhshëm.
Gjatë muajve të fundit, në media u përfol për një largim të mundshëm të saj, pas disa mospajtimeve që dyshohej se kishin lindur mes moderatores dhe produksionit. Këto zëra ngritën pikëpyetje nëse Arbana do të ishte sërish pjesë e formatit.
Megjithatë, Prive By LS mëson nga burime se palët kanë vendosur të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për një sezon tjetër.
Kështu, Arbana Osmani pritet të rikthehet në ekran me “Ferma VIP”, ndërsa mbetet për t'u zbuluar se çfarë të rejash do të sjellë edicioni i ardhshëm dhe cilët personazhe do të bëhen pjesë e garës.
Lexo edhe
SHOWBIZ
Ndodh për herë të parë në 75 vite, Jennifer Barreto hyn në historinë e Miss Universe

Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak?

“Pse del gjithmonë pa pantallona në skenë?”, Jennifer Lopez tregon reagimin e të birit ndaj veshjeve të saj provokuese

Publikohen fotot e vjetra të Antonetës, ja si dukej banorja e BBVK 5 shumë vite më parë
FOTO/ Në kujtim të pesë viteve më parë, Adrola Dushi zgjedh këtë moment në krah të Capital T

Labinot Rexha i kërkon falje publike çiftit Bardhi-Sara: Nuk e kam menduar me asnjë prapavijë të keqe

“Goca s’po vjen kështu që…”/ Çiljeta Xhilaga zbulon planet për martesë: Në pleqëri, ç’të ketë bërë risk Zoti

Alban Hoxha feston 39-vjetorin, urimi i djalit të Çiljetës zbulon raportin e veçantë mes tyre





