Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shëndeti i përkeqësuar, mbreti Charles drejt abdikimit? Zbulohen skenarët për kurorëzimin e Princit William... PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën
AKTUALITET

Paketa Fiskale 2027/ Sindikatat i drejtohen Ramës: Paga minimale të mos tatohet

P
Piranjat24 November 2026, 15:49 · 2 min lexim
Paketa Fiskale 2027/ Sindikatat i drejtohen Ramës: Paga minimale të

Vetëm dy ditë para votimit të Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2027 në Kuvend, 30 shoqata dhe sindikata i kanë drejtuar një letër kryeministrit Edi Rama, Ministrisë së Financave dhe Parlamentit, duke kërkuar ndryshime në politikat e taksimit. Kërkesa kryesore është që paga minimale të mbetet e patatueshme dhe të lehtësohet barra fiskale për punonjësit me të ardhura të ulëta.

Sipas informacioneve paraprake, organizatat evidentojnë edhe një problem në skemën aktuale të tatimit mbi pagat, një punonjës me pagë bruto 50 mijë lekë përfiton 44 mijë e 400 lekë neto, ndërsa me një rritje page në 51 mijë lekë, të ardhurat në dorë zbresin në 43 mijë e 208 lekë.

'Pragu i patatueshëm të lidhet me pagën minimale zyrtare dhe të përditësohet automatikisht sa herë që ajo rritet. Rritja e pagës nuk mund të përkthehet në ulje të të ardhurave të punëmarrësit. Kjo nismë tejkalon interesat e një sektori të caktuar ekonomik dhe vendos në qendër interesin e përbashkët të punëmarrësve, familjeve, konsumatorëve dhe sipërmarrjes'.

Një tjetër shqetësim lidhet me çmimet. Sindikatat kërkojnë që ulja e propozuar e TVSH-së për produktet bazë nga 20% në 6% të reflektohet realisht te konsumatorët. Gjithashtu, kërkohet vlerësimi i ndikimit të rritjes së TVSH-së standarde nga 20% në 21%, ndryshimit të pragut të regjistrimit në TVSH dhe rritjes së tatimit mbi dividendin nga 8% në 15%. Në përfundim, organizatat kërkojnë monitorim mujor të çmimeve për gjashtë muajt e parë, transparencë mbi ndikimin e paketës në buxhetet familjare dhe zhvillimin e një seance dëgjimore me grupet e interesit në Kuvend.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.