Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
AKTUALITET

Arrestimi i kreut të SHISH/ Bujar Kapexhiu: Zinxhiri i skandaleve po shtohet. Protestat janë një dukuri e jashtëzakonshme

P
Piranjat26 September 2026, 18:17 · 2 min lexim
Arrestimi i kreut të SHISH/ Bujar Kapexhiu: Zinxhiri i skandaleve po

Aktori Bujar Kapexhiu analizoi zhvillimet e fundit që kanë përfshirë vendin. Që nga skandalet me SHISH deri te protesta kundër kryeministrit Edi Rama që sot është në ditën e saj të 119-të.

“Janë bërë zinxhir skandal pas skandali. Dhe mund ta quajmë zinxhiri i skandaleve. Janë njëra pas tjetrës në këtë shtet që nuk është shtet.  Mua më çudit se skandalet shtohen dhe masiviteti i qytetarëve në shesh duhet të jetë më i madh. Protesta është ndër dukuri më të jashtëzakonshme. Dhe nuk di në ndonjë vend tjetër 118 dhe vazhdojnë e vazhdojnë të dalin në shesh. Por ato që janë shkaktarët e kësaj proteste kam përshtypjen se nuk duan të ja dinë. Ndaj dua t’u them të gjithëve, të dalin në shesh”, tha ai.

Gjatë intervistës, ai u shpreh me një “sy kritik” lidhur me mënyrën se si zhvillohen apo trajtohen tema të ndryshme në emisione.

“Në emisione zgjidhen sherrxhinj. Jam dakord të ketë njerëz që kanë mendime të ndryshme për një problem të caktuar, por nuk kanë përse të bëjnë sherr. Nuk është problemi tek temperamenti, por duan patjetër ose të duken ose të tregojnë me patjetër që ai është mendimi i tyre. Në Kosovë, nuk kam informacion për politikën atje, por ka analistë të Shqipërisë që shkojnë në Kosovë? Nuk e di s’e kam dëgjuar. Më duket çudi që janë ja tre që vijnë nga Kosova dhe duken që janë të kurdisur me linjën e qeverisë dhe bëjnë vetëm sherr.

Dhe është edhe një gjë, janë burra të përgatitur dhe kjo është më e rrezikshme”, tha ai.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.