Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital U përjashtua nga Policia e Shtetit pas konflikteve me qytetarët/ Polici problematik rikthehet në detyrë dhe... Rruga në gjendje të mjerueshme në Dimal/ Banori ngre dyshime: Ku përfunduan 800 milionë lekët e investimit?... Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin Humbje e madhe për futbollin shqiptar, ndahet nga jeta ish-futbollisti dhe pjesëtari i stafit të Shkëndijës... “Nga partia e Dritëroit te organizata e Nesti Angonit, narkoregjimi po ha vetveten”/ Tedi Blushi: Të bashko... ADN-ja e Hitlerit zbulon sekrete të panjohura të diktatorit, nga anomalitë gjenetike te predispozita për së... Nuk ndalet revolta! Studentët kujtojnë dhunën policore, ironi përmes pankartave: Ne nuk harrojmë! Dënim maksimal për portierin Owono që shkaktoi vd*kjen e lojtarit kundërshtar “Unë për ty kam qenë si Skënderbeu, ti për mua Mamica”, çfarë tha Rama në Asamblenë e PS-së për Spiropalin:... Klop "tallet" me mbrojtësin serb që "vuajti" përballë talentit me origjinë shqiptare Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një ...
AKTUALITET

Kreu i kartelit të kokainës, Denis Matoshi ekstradohet nga Dubai në Belgjikë

P
Piranjat 1 October 2026, 20:45 · 3 min lexim
Kreu i kartelit të kokainës, Denis Matoshi ekstradohet nga Dubai

Denis Matoshi, i njohur edhe si Eldi Dizdari, ‘Alduth’ apo ‘Shqiptari i gjatë’, është ekstraduar nga Emiratet e Bashkuara Arabe drejt Belgjikës dhe është dërguar menjëherë në një burg belg. 37-vjeçari është dënuar në Antwerp me 10 vite burg për rolin e tij në trafikun e drogës.

Matoshi, të cilin autoritetet belge e konsiderojnë një prej figurave drejtuese të organizatës kriminale ‘Kompania Bello’, ndodhej prej rreth dy vitesh në paraburgim në Dubai, pasi ishte arrestuar me kërkesë të autoriteteve belge. Pas një procedure të gjatë, Emiratet e Bashkuara Arabe miratuan ekstradimin e tij.

Sipas raportimit të mediave belge, Matoshi u transportua me avion nga Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mbërriti në aeroportin ushtarak të Melsbroek, nga ku u dërgua në një institucion penitenciar belg.

Lajmi është konfirmuar edhe nga ministrja belge e Drejtësisë, Annelies Verlinden, e cila deklaroi se bashkëpunimi me Emiratet e Bashkuara Arabe tregon se nuk ka vende ku trafikantët e drogës mund të fshihen përgjithmonë.

Në çështjen ‘Yaramis’, Matoshi është dënuar këtë vit nga drejtësia belge me 10 vite burg dhe 80 mijë euro gjobë, pasi është shpallur përgjegjës për rolin si porositës i transportit të sasive të mëdha të drogës.

Gjykata ka vendosur gjithashtu konfiskimin e një përfitimi të konsideruar kriminal në vlerën e rreth 7.5 milionë eurove.

Sipas hetimeve belge, pasi grupi Yaramis humbi kontrollin mbi disa pika në portin e Antwerp-it, Matoshi dyshohet se bashkëpunoi me persona të tjerë për nxjerrjen e ngarkesave të kokainës nga porti.

Denis Matoshi është përmendur prej vitesh nga autoritetet belge, shqiptare, italiane dhe holandeze në lidhje me ‘Kompania Bello’, një rrjet kriminal shqiptar të cilin autoritetet e lidhin me trafik ndërkombëtar droge.

Mediat belge raportojnë se Matoshi ka përdorur disa identitete dhe pseudonime, ndërsa emri i tij është shfaqur në hetime të ndryshme që lidhen me trafikun e kokainës dhe pastrimin e parave.

Në Shqipëri, ai është identifikuar publikisht si Eldi Dizdari, ndërsa autoritetet shqiptare kanë ndërmarrë edhe më herët procedura lidhur me pasuritë që i atribuohen atij.

Ekstradimi i tij në Belgjikë tashmë i hap rrugë vuajtjes së dënimit të dhënë nga drejtësia belge.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.