Skandali i videove intime/ Gazetarja: Hila nuk mohoi se e kishte vendosur kamerën

Që prej ditës së djeshme, disa video me përmbajtje intime janë shpërndarë gjerësisht dhe me një shpejtësi të jashtëzakonshme në rrjetet sociale. Është bërë e ditur se Policia e Tiranës ka nisur hetimet mbi rastin dhe ka tentuar të kontaktojë personat e përfshirë.
Gazetarja Glidona Daci, e ftuar në emisionin “Rudina”, këtë të enjte, më 1 tetor, pohoi se është marrë një komunikim paraprak nga personi i përfshirë në këto video me përmbajtje seksuale.
“Në pamjet filmike që janë publikuar nuk kemi veprime të dhunshme dhe veprime me të mitur që e lejon policinë të ndërhyjë edhe pa një denoncim. Në rastin konkret, legjislacioni nuk e parashikon një gjë të tillë dhe duhet të pritet një denoncim nga personat e përfshirë, përtej verifikimeve që po bëhen nga ana e strukturave të rendit. Ka pasur një komunikim me personin në fjalë, është marrë një deklarim paraprak nëpërmjet telefonit, sepse është kontrolluar banesa e tij dhe policia ka kërkuar t’i marrë një deklarim për pjesën e videove.”
Daci pohoi se, sipas komunikimeve të tij me ekspertët e krimit kibernetik, ai është shprehur se është i shokuar nga kjo ngjarje, por nuk ka mohuar që kamera e sigurisë të jetë vendosur prej tij.
Gazetarja pohoi gjithashtu se, sipas informacioneve të siguruara, Drejtoria Vendore e Policisë së Tiranës ka bërë identifikimin e disa personave të tjerë të përfshirë në pamjet filmike dhe ka tentuar kontaktin me ta, por janë mirëkuptuar për shkak të tronditjes psikike prej “bumit” të madh që ka shpërthyer dhe gjithë gjendjes emocionale që po përjetojnë.
“Policia ka tentuar të kontaktojë edhe me persona të afërm ose familjarë për t’i thërritur në polici dhe padiskutim duke u garantuar që do të jenë privatë mbi orën apo detaje të tjera, në mënyrë që të mos ekspozohen.”
Lexo edhe
AKTUALITET
“Thërrimet që na japin janë ofendim dinjiteti”, protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

“Siguria kombëtare në rrezik”, aktivistja: Ndërkombëtarët e dinë që protestojmë çdo ditë poshtë zyrës së Ramës

Investigimi i ‘The Sun’: Harta që zbulon aleancat e errëta në Britani. Si shqiptarët u futën në zemër të tregut të drogës

Kokainë dhe terrorizëm/ Misteri i shqiptarit që u ‘kap’ në Venezuelë. Banda e tij kishte 200 mln euro pasuri

Vdes i riu egjiptian, Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Fushë Krujë

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën 23-vjeçari

“Ngriti” anë e mbanë flamurin e Shqipërisë/ Vdes malësori Dodë Ivanaj, lë pas vajzën dhe djalin e mitur

Zjarr i madh në landfillin e Bulqizës, flakë dhe re të dendura tymi në zonë





