“Thërrimet që na japin janë ofendim dinjiteti”, protestuesi thirrje ambasadorit Eric Wendt: Na ndihmoni! Ky popull meriton shumë

Këtë të enjte mbahet protesta e 124 para kryeministrisë, me qytetarët që kërkojnë dorëheqjen e qeverisë Rama. Një qytetar mbajti një fjalim të fortë, para protestuesve, teksa kishte një mesazh edhe për ambasadorin Eric Wend.
“Vëllezër dhe motra, ka 1001 asye përse jemi këtu. I drejtohem ambasadorit për mirëseardhjen. Respekte dhe për kongresmenin Uillson.
Përfitoj nga rasti t’i drejtohem ambasadorit, jemi ushtarakë të dy. Kërkoj që të na ndihmojë. I lutem ambasadorit shpresat i kemi tek ti dhe jo te Europa. Çfarë kërkon nga ne ky? Këta nuk janë studentët e vitit 2018, me kë ka folur ky? Jemi këtu për të folur për korrupsionion dhe shumë gjëra të tjera.
Thërrimet që na japin janë ofendim dinjiteti. Jemi popull i vogël, kemi Shqipëri të bukur. Pasuria ime është kjo, një biçikletë me dy rrota. Kam shumë për të thënë, por jam i ngarkuar.
Ke njerëz të lirë, studentë, doktorë, por ke heronj dhe legjenda si Klodjana Lala dhe Osman Stafa.
I drejtohem presidentit, kam disa pyetje. Ajo e SHISH-it dhe SHIK-ut, a i kontrollove certifikatat?”.
Lexo edhe
AKTUALITET
“Siguria kombëtare në rrezik”, aktivistja: Ndërkombëtarët e dinë që protestojmë çdo ditë poshtë zyrës së Ramës

Investigimi i ‘The Sun’: Harta që zbulon aleancat e errëta në Britani. Si shqiptarët u futën në zemër të tregut të drogës

Kokainë dhe terrorizëm/ Misteri i shqiptarit që u ‘kap’ në Venezuelë. Banda e tij kishte 200 mln euro pasuri

Vdes i riu egjiptian, Policia jep detaje për aksidentin e rëndë në Fushë Krujë

Aksident i rëndë në Fushë Krujë, humb jetën 23-vjeçari

“Ngriti” anë e mbanë flamurin e Shqipërisë/ Vdes malësori Dodë Ivanaj, lë pas vajzën dhe djalin e mitur

Zjarr i madh në landfillin e Bulqizës, flakë dhe re të dendura tymi në zonë

“Janë rrahur me shkopinj gome”/ Gjejnë përgjues në qeli, 40 të burgosur shqiptarë e italianë përleshen me policinë





