AKTUALITET

EMRI/ Shqiptari vdes tragjikisht në punë, lë pas gruan me dy fëmijët

Piranjat Përditësimi i fundit 6 Tetor 2026, 18:40
EMRI/ Shqiptari vdes tragjikisht në punë, lë pas gruan me dy

Zv/prokurorja Sara Posa ka urdhëruar autopsinë e trupit të Saim Myrtajt, muratorit 59-vjeçar shqiptar, i cili humbi jetën të hënën pasdite pas një aksidenti të rëndë në punë.

Ekzaminimi pritet të sqarojë nëse burri, i cili ra nga një skelë e ngritur në kantierin e një pallati në rrugën Coletti, në Rimini, ishte goditur nga ndonjë problem shëndetësor para se të binte apo nëse bëhej fjalë për një aksident tragjik.

Aktualisht, Prokuroria ka nisur një hetim ndaj personave të paidentifikuar, me akuzën e vrasjes nga pakujdesia, për të kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe, veçanërisht, për të kuptuar përse Myrtaj ndodhej i vetëm në nivelin e tretë të skelës, kur, sipas rindërtimit fillestar të ngjarjes, ai dyshohet se ka rënë në hapësirën e shkallëve.

Në të njëjtën kohë, hetuesit duhet të përcaktojnë nëse muratori kishte veshur të gjitha pajisjet e sigurisë, si helmetën dhe rripin e sigurimit. Ndërkohë, e gjithë skela është sekuestruar për të verifikuar respektimin e rregullave të sigurisë në punë.

 59-vjeçari, i cili rezulton se kishte numër TVSH-je (Partita IVA), në të kaluarën kishte pasur kompaninë e tij të ndërtimit, por kohët e fundit duket se punonte si artizan i pavarur për llogari të kompanive të tjera.

Menjëherë pas aksidentit fatal, punonjësit e Shërbimit të Mjekësisë së Punës morën në pyetje si punëdhënësin e muratorit, ashtu edhe një banor të pallatit, i cili rreth orës 13:30 të së hënës dëgjoi një zhurmë të fortë që vinte nga jashtë ndërtesës në rrugën Coletti. Pasi doli në tarracë, ai pa trupin e pajetë dhe dha menjëherë alarmin, duke kërkuar ndërhyrjen e ekipeve të shpëtimit.

Personeli i urgjencës 118, që mbërriti në vendngjarje, e gjeti Myrtajn në arrest kardiak. Pas reanimimit, ai u transportua me urgjencë me helikopter në spitalin “Bufalini” në Çezena, ku 59-vjeçari ndërroi jetë pak pas mbërritjes në spital.

Sipas të dhënave të bëra publike, muratori kishte mbërritur në Rimini në fillim të viteve 2000 dhe kishte nisur të punonte në kantiere ndërtimi. Ai lë pas bashkëshorten dhe dy fëmijë, një djalë dhe një vajzë.

Familja e tij ishte e integruar në zonë dhe e njohur brenda komunitetit shqiptar në Rimini. Gjatë orëve të fundit, komuniteti është solidarizuar me familjarët e 59-vjeçarit. Shoqata “Agimi Rimini” shprehu publikisht dhimbjen dhe zinë për vdekjen e bashkëkombësit, duke iu bashkuar ngushëllimeve pas tragjedisë.

Ngushëllime janë shprehur edhe nga institucionet e Riminisë, me kryebashkiakun Jamil Sadegholvaad në krye, si dhe nga institucionet e rajonit.

Të martën në mëngjes, përpara Prefekturës së Riminisë, sindikatat zhvilluan një protestë për të sensibilizuar opinionin mbi tragjedinë e “vdekjeve në vendin e punës”. /Piranjat News/

 

Artikuj te sugjeruar

video

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë

A ka Shqipëria një Nicola Gratteri?

Katër nëna në kërkim të fëmijeve/ Bisedat që zbuluan rrjetin e errët

Flamur Gjuzi, i dënuar për"shpërdorim detyre" sot drejtor i Policisë Bashkiake, sërish shkel ligjin?

Pallatet u zhytën“Durrës Marina" dhe Autoriteti Portual bëjnë veprimin e papritur përballë skandalit

Ekskluzive/ Nicola Gratteri çmonton skemën e pastrimit të parave të ndërtimit në Tiranë

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 15

Enkel Demi duke luftuar paragjykimet për shqiptarët. (kamera e fshehtë)

Milva Ekonomi i firmosi miliona euro Vilma Nushit, kjo e fundit i investoi te kulla e Ervin Matës

Ajo çfarë mund të na mësojë Kosova.

Laboratorë “copy-paste”/ I njëjti mjek firmos analiza në disa pika, skema që ngre pikëpyetje

Rrjeti i ‘errët’ i vajzave të zhdukura! Bisedat tronditëse si funksiononte grupi.

Bleu 300 m2 tokë në vitin 2004, kthehet nga emigrimi dhe gjen aty vilë 3-katëshe.

“Na detyruan nga Dubai”/ Konstruktori i Durrës Marina zbulon pse u zhytën pallatet

Drejtori që tregon sjellje të pahijshme me nxënësen: Jam i fortë edhe në parti

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 14

Turisti zemërgjerë nga Italia dhe patatinat falas

Aksidentet “pushtojnë” oborrin e familjes në Klos, banori: Një ditë do ndodhë tragjedi

Lidhja jashtëmartesore që përfundoi në makth /32-vjeçarja rrëfen shantazhin me video intime