Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
SPAK kërkon psikolog për hetuesit e BKH-së, 15 milionë lekë për kasaforta dhe grirëse dokumentesh në 2027... Protestat kundër qeverisë dhe korrupsionit/ Media italiane: “Albanian Files” iu kthye Ramës në bumerang pol... Babai i Noizy-t në GJKKO, dëshmon në gjyqin ndaj anëtarëve të bandës së Laert Haxhiut Bilanc katastrofik, 11 të vdekur dhe 48 të plagosur/ Detajet, si ndodhi aksidenti tragjik në Bullgari Erling Haaland fiton miliona edhe pa luajtur, ja sa arkëton ai për një postim në Instagram! Maksim Et’hemaj largohet nga drejtimi i Autoritetit të Aviacionit Civil Doneri 1 euro shkakton kaos në Gjermani, qindra të rinj përplasen me policinë, ndërhyn edhe helikopteri Ishte në kërkim ndërkombëtar/ Vrasësi shqiptar arrestohet gjatë një kontrolli rutinë në kufi Protestat në vend, kryeministri francez propozon rritjen e pagës minimale Dosja Veliaj/ Zbulohet data e shpalljes së verdiktit për Klotilda Bushkën Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ja sa do të shiten nafta dhe benzina Merz kushtëzon buxhetin e BE-së me ndihmën për Ukrainën: Gjermania kërkon ndarje të barabartë të barrës fin...
AKTUALITET

Tre të rinjtë shqiptarë humbën jetën në Greqi, dëshmia rrëqethëse e mikes së familjes: Çifti i ri sapo ishin martuar, prisnin fëmijën e parë

P
Piranjat26 September 2026, 18:31 · 3 min lexim
Tre të rinjtë shqiptarë humbën jetën në Greqi,

Tragjedia që tronditi zonën e Plakës në Athinë ka lënë pas dhimbje të madhe te familjarët dhe miqtë e katër viktimave. Një mike e afërt e familjeve, Nikoleta Gjioni, ka rrëfyer për mediat greke disa detaje për viktimat, duke përshkruar jetën dhe planet që kishin para ngjarjes tragjike. Mes viktimave ishin Florinda Hoxha dhe bashkëshorti i saj, Ian Alexander Kirkpatrick, si dhe çifti tjetër, Florin Hoxha dhe Erisa Çani.

Duke folur për Florindën, Gjoni e përshkroi atë si një njeri të jashtëzakonshëm, një avokate shumë të zonja dhe një grua “plot jetë”. Sipas saj, Florinda sapo ishte martuar me Ianin.

“Ishte një njeri i mrekullueshëm. Një avokate e shkëlqyer, plot jetë. Ende nuk mund ta besoj se kjo ka ndodhur”, tha ajo, duke shprehur tronditjen për humbjen e katër personave.

Çifti i ri priste fëmijën e parë

Veçanërisht prekëse janë detajet që ajo dha për çiftin tjetër, Florin Hoxha dhe Erisa Çani.Sipas mikes së familjes, ata ishin sapomartuar dhe kishin udhëtuar drejt Greqisë për muajin e mjaltit. Çifti po përjetonte një periudhë të lumtur, pasi priste fëmijën e parë.

“Florini dhe Erisa ishin shumë të emocionuar, sepse prisnin fëmijën e tyre të parë. Ishin jashtëzakonisht të lumtur që do të bëheshin prindër”, rrëfeu ajo.

Ajo zbuloi gjithashtu se Erisa ishte shtatzënë me një vajzë. “Erisa ishte shtatzënë me vajzën e tyre”, tha Gjioni me emocion.

“Telefonova gjithë natën, me shpresën se do t’i gjenin”

Mikesha e familjeve tregoi edhe momentet e ankthit pas tragjedisë, duke thënë se kishte kaluar gjithë natën duke telefonuar viktimat, me shpresën se telefonat e tyre mund të dëgjoheshin nga ekipet e shpëtimit.

“Qëndrova zgjuar gjithë natën duke telefonuar në numrat e tyre, me shpresën se shpëtimtarët do t’i dëgjonin telefonat dhe do të arrinin t’i gjenin”, tha ajo.

Ajo i përshkroi të katër viktimat si njerëz të mirë, të zgjuar dhe të gatshëm për të ndihmuar të tjerët.

“Të katër ishin ndër njerëzit më të mrekullueshëm që kam njohur ndonjëherë. Shumë të mirë, shumë të zgjuar, vërtet njerëz të jashtëzakonshëm. Gjithmonë përpiqeshin të ndihmonin të tjerët”, u shpreh ajo.

Sipas saj, familjet kishin planifikuar edhe një takim më 17 tetor për të festuar Halloëeen-in

Duke folur për humbjen, Nikoleta Gjioni e cilësoi ngjarjen si një tragjedi të madhe për familjet dhe të gjithë ata që i njihnin viktimat.

Ajo ka ndarë gjithashtu disa fotografi të Erisës dhe Florinit, duke sjellë për publikun disa momente nga jeta e çiftit që humbi tragjikisht jetën.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.