Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
“Gimbos i vodhën makinën”/ Selin zbulon incidentin: 24 orët e fundit kanë qenë si serial, pa gjumë dhe nerv... Ryanair ndryshon afatin e check-in nga 10 nëntori, çfarë duhet të kenë parasysh ata që udhëtojnë nga Tirana... Zbulohet skandali në Greqi/ “VIP”-at i shkaktojnë 206 milionë euro dëm shtetit, skema e “perandorit” të nat... “Amerika bëri një hap gjigant prapa në histori”, Trump pas disfatës në zgjedhjet e mesmandatit: Republikanë... Kryeministri britanik letër Kurtit: Kosova të respektojë mandatin e Gjykatës Speciale, si dëshmi e pjekuris... "Liria ka Emër” planifikon peticion dhe grevë për vendimin e Hagës ndaj ish-krerëve të UÇK-së 69 ditë i zhdukur në Oqeanin Paqësor, 86-vjeçari dhe qeni i tij gjenden gjallë 740 kilometra larg bregut Gjermania miraton përgjysmimin e kuotës vjetore të punësimit për Ballkanin Perëndimor Ngjarje e rëndë në Greqi, gjendet në valixhe trupi i pajetë i një gruaje, detajet e para Raporti i Antimafias italiane: Grupet kriminale shqiptare ulen në të njëjtën tryezë me Ndrangheta-n dhe Cos... Tenerife merr përsipër të mbështesë financiarisht vajzën 1-vjeçare të Jesus de Miguel “Irani shtet i dështuar, me 301 përqind inflacion”, Trump: Nëse bisedimet përparojnë, mund ta ndërpresim lu...
AKTUALITET

“Ju erdhi fundi”/ Protesta 'pushton' rrugët e Tiranës, vajzat udhëheqin marshimin në ditën e 116-të

P
Piranjat23 September 2026, 21:11 · 2 min lexim
“Ju erdhi fundi”/ Protesta 'pushton' rrugët e

Ka nisur marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës, në ditën e 116-të të protestës, si vijim i revoltës qytetare që prej më shumë se tre muajsh zhvillohet kundër qeverisë. Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët janë zhvendosur në rrugët e kryeqytetit dhe aktualisht ndodhen në rrugën “Ismail Qemali”.

Në krye të marshimit janë vajzat, të cilat, me megafonë në duar, udhëheqin protestuesit dhe artikulojnë thirrje kundër qeverisë dhe sistemit politik. Nën sloganin “Ju erdhi fundi”, qytetarët vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës.

Përpara nisjes së marshimit, qytetarë dhe aktivistë të ndryshëm morën fjalën në podiumin e vendosur para Kryeministrisë, ku kërkuan ndryshim dhe largimin e kryeministrit Edi Rama.

“Edi Rama, jep dorëheqjen”, “Ju erdhi fundi”, “Rama në burg, Berisha në burg” dhe “Ndryshim sistemi”, ishin disa nga sloganet e dëgjuara gjatë protestës. Gjithashtu, ata thirrën në kor “Qeveri e krimit”, “Rama jep dorëheqjen”, “Arrestoni Ramën”, etj.

Edhe në ditën e 116-të, tubimit iu bashkuan qytetarë të grupmoshave dhe profesioneve të ndryshme, mes tyre të rinj, të moshuar, studentë, profesionistë dhe aktivistë.

Marshimi vijon në rrugët e kryeqytetit, pas fjalimeve të mbajtura përpara godinës së Kryeministrisë.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.