Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
PS e përjashtoi nga grupi parlamentar, reagon Elisa Spiropali Djali i Liridona Ademajt përlot avokatin e familjes, zbulohet kërkesa e tij Grabitet kompania e familjes së Pacollit në Prishtinë Shenjat e rrezikut për infarkt dhe goditje në tru mund të shfaqen 30 vjet përpara "Hanë vetëm një vakt"/ Nxënësit holandezë tronditen nga varfëria në Shqipëri: Jemi me fat që jetojmë në Hol... KMD konstaton shkelje të rënda në Spitalin e Durrësit: Pacienti u la në një barakë pas daljes nga spitali... Ambasadori amerikan Eric Wendt takim me kreun e SPAK, Braho dhe drejtuesin e BKH-së Rikthehet energjia në Përrenjas  Ambasadori amerikan vizitë në SPAK Përmbytet sërish rruga në Bulqizë, vështirësi për këmbësorët dhe automjetet Pelegrinazhi për 156 ushtarë serbë në Shkodër nxit reagime, Dom Nikë Ukgjini kundërshton vizitën Vrasja e Arlinda Zekajt në Pejë! Arrestohet ish-vjehrra e viktimës, në pranga edhe disa të afërm të tjerë t...
AKTUALITET

Mashtrimi me Call Center/ Pas Greta Gjocit, GJKKO shtyn dënimin për Antoneta Malon

P
Piranjat 9 October 2026, 11:56 · 2 min lexim
Mashtrimi me Call Center/ Pas Greta Gjocit, GJKKO shtyn dënimin për

Malo kërkon të mos nisë menjëherë vuajtjen e dënimit me argumentin se ka dy fëmijë të mitur, një vajzë 3-vjeçare dhe një djalë 1 vjeç e 3 muaj, i cili ka lindur para kohe dhe, sipas dokumentacionit të paraqitur, ka nevojë për kujdes të vazhdueshëm.

Kërkesa e saj është pranuar nga GJKKO.

Malo është dënuar nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë me 10 vite burg për mashtrim kompjuterik të kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, si dhe me 2 vite burg për veprën penale të grupit të strukturuar kriminal.

Pas bashkimit të dënimeve dhe uljes me një të tretën, në përfundim ajo u dënua me 6 vite e 8 muaj burgim. Vendimi është lënë në fuqi më 5 tetor 2026 nga Gjykata e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në kërkesën drejtuar gjykatës, e dënuara dhe mbrojtësi i saj, avokati Sokol Tahiraj, kërkuan shtyrjen e ekzekutimit të dënimit, duke iu referuar nenit 476 të Kodit të Procedurës Penale. Sipas mbrojtjes, vuajtja e menjëhershme e dënimit mund të sjellë pasoja të rënda për dy fëmijët e mitur, veçanërisht për djalin, për shkak të moshës dhe gjendjes së tij shëndetësore.

Mbrojtja kërkon gjithashtu pezullimin e ekzekutimit të vendimit deri në shqyrtimin e kërkesës, duke argumentuar se ndarja e fëmijëve nga nëna në këtë periudhë mund të ketë pasoja të rënda për ta.

Rasti vjen një ditë pas lirimit të Greta Gjocit për një vit, duke rikthyer në vëmendje çështjet e personave të dënuar në dosjet e mashtrimeve përmes call center-ave dhe kërkesat për lehtësim të ekzekutimit të dënimit për arsye familjare.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.