Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Përshkallëzim i rrezikshëm/ Avioni luftarak suedez sulm raketës ruse në Poloni, moti i keq prish planet e p... EMRI/ I riu shqiptar “tap” sulmon 5 efektivë policie në Maltë dhe i ngrihen 9 akuza Vuçic drejt akuzës penale, Financial Times: Qeveria i premtoi Kushnerit projektin pa tender U ndoq nga 6 patrulla dhe u kap pas arratisë së ‘çmendur’ me makinë, 33-vjeçari shqiptar i lirë pas disa or... Policia largon me forcë protestuesit nga zona para Kryeministrisë, qytetarët kundërshtojnë: Nuk na lënë të ... “The Sun”: 30 shqiptarë u dënuan për trafik droge vetëm në 1 muaj EMRI-FOTO/ Kush është nëna 31-vjeçare shqiptare që vdiq në aksidentin tragjik, anëtarët e familjes në gjend... Shiriti “Çifti me jetë të lumtur” tradhton grabitësit, zbardhet skema si u vodhën 43 mijë euro në Ballsh... 'Samiti i Arubës ende vijon’/ Meta: Buxheti i vitit 2027 nis me mashtrim, euro ka zbritur në 89 lekë Arrestohet në Vorë 49-vjeçari i kërkuar nga Italia për torturë dhe skllavëri Operacioni i Veliajt kthehet në përplasje, drejtori i Burgut të Fierit: Nuk ishte problemi ndërhyrja, por z... Dita e Alfabetit, Meta: Një gjuhë e shkruar me germa gjaku dhe sakrifica heroike të panumërta
AKTUALITET

Ndërpritet energjia elektrike në dhjetëra fshatra të Fierit dhe Mallakastrës

P
Piranjat 9 October 2026, 11:27 · 2 min lexim
Ndërpritet energjia elektrike në dhjetëra fshatra të Fierit

Reshjet e dendura të shiut të shoqëruara me shkarkesa elektrike kanë shkaktuar defekte në linjat e furnizimit me energji elektrike duke lënë pa drita banorët e më shumë se 30 fshatrave në Fier Patos dhe Mallakastër.

Defekte si pasojë e motit të keq janë shkaktuar edhe në zonat rurale të Lushnjes.

Burime nga Filiali i OSHEE në Fier thanë se defektet u shkaktuan si pasojë e shkarkesave elektrike që prej mbrëmjes se të enjtes kur energjia u ndërpre fillimisht në fshatrat e Levanit.

Sot në mengjes me përkeqësimin e motit defekte ndodhën edhe në zona të tjera. Vetëm në Bashkitë Fier, Patos dhe Mallakastër janë jashtë funksionit tetë fidera. Për shkak të shkarkesave veçanërisht të shpeshta elektrike që po shoqërojnë reshjet e shiut, nuk ka nisur ende puna për riparimin e defekteve.

Probleme janë shfaqur edhe në disa akse rrugore brenda qyteteve dhe në ato interurbane pas bllokimit të shimbledhësve por deri tani nuk ka raportime për bllokim të qarkullimit rrugor.

Fiderat qe janë jashtë pune si pasoje e motit të keq janë:

1- zonat bregdetare ne Libofshë
2- 1 fider ne Seman
3- 1 fider në patos
4- 1 fider në Kraps
5- Fideri 20 kilowolt në Kafaraj
6- Zona Qarr- Bishan
7- 1 fider në Ballsh
8- 1 fider në Aranitas
Mesatarisht një fider shpërndan energji për tre deri në katër fshatra kurse në zonat urbane, disa lagjje.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.