Tritoli në Bathore/ Ja pistat ku po heton policia

Zbardhen detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes, 9 Tetor, ku një sasi lënde plasëse u vendos në murin rrethues të banesës në pronësi 55-vjeçarit Xhelal Kurti në lagjen Nr.1 në Bathore në Kamëz.
55-vjeçari dhe djali i tij nuk rezultojnë persona problematikë apo me precedentë penalë, ndërsa në dëshmitë e tyre kanë deklaruar se nuk kanë dijeni se kush mund të jenë autorët e ngjarjes.
Sipas burimeve, djali i 55-vjeçarit merret me biznesin e montimit të kamerave të sigurisë. Ky aktivitet po verifikohet për të përcaktuar nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm që mund të lidhet me shpërthimin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 05:05. Nga shpërthimi u shkaktuan dëme në murin rrethues dhe në një automjet të parkuar, në pronësi të djalit të 55-vjeçarit. Deri më tani, motivi i shpërthimit mbetet i paqartë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Tritoli në Kamëz, babë e bir nuk rezultojnë persona problematikë! Çfarë deklaruan para hetuesve

U kap në SHBA pas dekadash në kërkim, kush është Valentin Ftoni që ka kryer tre vrasje në Shqipëri

‘Çmimet në stratosferë’, Rira: Çiftet e reja nuk bëjnë fëmijë, shkak jetesa e papërballueshme

Email kërcënues në institucionet shtetërore, evakuohet stafi i Gjykatës së Shkodrës

Alarm për bombë edhe në mbledhjen e prokurorëve, kontrolle pas emailit kërcënues

“Kemi vendosur mjet shpërthyes”/ Email-e kërcënuese në disa institucione: Do hakmerremi, derisa ta njihni Kosovën si territor të Serbisë...

Reshje shiu në vend, paralizohet Tirana, radhë kilometrike në akset kryesore të kryeqytetit

Durrësi "nën pushtetin" e ujit, reshjet e dendura përmbytin rrugët e qytetit





