‘Mos lëviz, Policia e Shtetit’/ Qytetari në Elbasan tregon si i grabitën 30 mijë euro: Më erdhën me uniformë!

Të tjera detaje kanë dalë në dritë, pas grabitjes së ndodhur në Elbasan mëngjesin e kësaj të hëne. Qytetari ka treguar në një intervistë për Syri se si dy automjete ‘policie’ erdhën në banesën e tij dhe persona të maskuar i kanë kërkuar t’i tregonte se ku i mbante paratë, apo nëse kishte armë pa leje dhe lëndë narkotike.
Sipas tij, hajdutët i kanë drejtuar pistoletën me fjalët: ‘Mos lëviz, Policia e Shtetit’, çohu se do të të marr me vete’.
Ai ka treguar se si fëmijët e tij të mitur dhe nëna u traumatizuan nga ngjarja.
‘Ishin me uniforma policie, të maskuar dhe me pranga. Këto që kanë ardhur kanë ardhur me spiunllëk. Kam punuar në të zezë, edhe policia më tha pse ti me gjithë këto para. 30 mijë euro i kam siguruar nga puna jashtë. Nënës sime i ka rënë 4 herë të fikët’, u shpreh viktima, pre e grabitjes.
Lexo edhe
AKTUALITET
Të armatosur dhe të maskuar si policë, 5 persona grabisin një banesë

Vijon krimi: 25.5 mijë euro/ditë për ‘Tigrat e Vlorës’, edhe pse nuk prodhojnë energji

Krimi në 1997/ Gjykata e Fierit pranon kërkesën e avokatëve, Sokol Hoxha fiton lirinë

Gjendet e pajetë 82-vjeçarja në rezervuarin pranë Bilishtit

Kodi i ri Procedurës Penale, jo një betejë me SPAK-un, por debat mbi kufijtë e pushtetit procedural

Skandali i AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj del nga SPAK pas marrjes në pyetje për më shumë se 3 orë

Dyshohet se po përgatitnin atentat, Gjykata e Lezhës lë në burg tre të arrestuarit

Kontrolle të rrepta në rrugët e Tiranës! Gjobiten 78 këmbësorë, ja shkeljet që kanë kryer





