
Një vit pas vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda sallës së gjyqit, gjyqtarët dhe prokurorët shqiptarë ngrenë alarmin se institucionet ende nuk kanë marrë masat e kërkuara për sigurinë e magjistratëve, ndërsa Kalajës nuk i është njohur statusi "Dëshmor i Atdheut".
Në një deklaratë të përbashkët, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve të Republikës së Shqipërisë kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme të shtetit, duke paralajmëruar për të vepruar që të mos jenë viktimat e radhës.
“Një vit më parë humbëm një koleg. Shteti nuk duhet të presë humbjen e një tjetri për të vepruar".
Astrit Kalaja u vra me armë zjarri më 6 tetor 2025, teksa ushtronte detyrën në sallën e Gjykatës së Apelit në Tiranë. Një vit më pas, shoqatat e magjistratëve thonë se përkujtimi dhe solidariteti nuk mjaftojnë, dhe se një sërë çështjesh të ngritura pas vrasjes së tij vazhdojnë të jenë pa zgjidhje.
"Një vit pas vrasjes, organet shtetërore ende nuk i kanë njohur gjyqtarit Astrit Kalaja statusin 'Dëshmor i Atdheut', që i takon një gjyqtari të vrarë në detyrë. Procedurat vazhdojnë të zvarriten, duke i detyruar familjarët që t'i drejtohen gjykatës", thuhet në deklaratë.
Sipas tre shoqatave, për fëmijët e gjyqtarit, njëri prej të cilëve i mitur, nuk është parashikuar një trajtim i posaçëm institucional, ndërsa kërkesat e magjistratëve për masa në mbështetje të familjes kanë mbetur pa përgjigje.
Por shqetësimi kryesor që ngrihet në deklaratë, lidhet me sigurinë në institucionet e drejtësisë. Gjyqtarët dhe prokurorët thonë se, edhe pas vrasjes së një gjyqtari brenda sallës ku ushtronte detyrën, gjykatat dhe prokuroritë vazhdojnë të mos kenë një strukturë policore të posaçme.
"Edhe siguria ka mbetur në vend. Një vit pas vrasjes së një gjyqtari në sallën e gjyqit, gjykatat dhe prokuroritë nuk kanë ende një strukturë policore të posaçme. Nuk ka mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve dhe mbrojtjen e magjistratëve të kërcënuar. Nuk ka një kuadër ligjor të ri për sigurinë e institucioneve të drejtësisë. Nga autoritetet kompetente mungon ende një reagim konkret dhe i qëndrueshëm", thuhet në deklaratë.
Shoqatat shtrojnë edhe pyetjen: "Nëse një gjyqtar nuk është i sigurt në sallën e gjyqit, sa i sigurt është qytetari që hyn në të?"
Sipas tyre, vrasja e Astrit Kalajës nuk ishte vetëm një sulm ndaj një gjyqtari, por ndaj sistemit të drejtësisë dhe qytetarëve që i drejtohen atij. Ato theksojnë se magjistratët trajtojnë çdo ditë çështje të krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe mund të bëhen, së bashku me familjarët e tyre, objekt kërcënimesh dhe presionesh.
Për këtë arsye, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve dhe Shoqata e Prokurorëve kërkojnë njohjen pa vonesë të statusit "Dëshmor i Atdheut" për Astrit Kalajën, trajtim institucional për familjen dhe fëmijët e tij, krijimin e një strukture të posaçme policore për gjykatat dhe prokuroritë, një mekanizëm për vlerësimin e kërcënimeve ndaj magjistratëve dhe familjeve të tyre, si dhe një kuadër të ri ligjor për sigurinë e institucioneve të drejtësisë.
"Siguria e magjistratit nuk është privilegj. Është garanci për çdo qytetar që kërkon një drejtësi pa frikë dhe pa presion. Një vit më parë humbëm një koleg. Shteti nuk duhet të presë humbjen e një tjetri për të vepruar", përfundon deklarata e përbashkët.

Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
7 Tetor20:08
EMRI/ I riu shqiptar akuzohet për tre përdhun*me dhe një grabitje
Adrion Muja, 23 vjeç, shtetas shqiptar me banim në Waterloo Road, në Londër, është akuzuar për tre vepra përdhunimi dh...
AKTUALITET
7 Tetor19:59
“Nesër finalja në Parlament”, aktivisti Kola: Të gjithë atje paradite, të ndalojmë maskaradën antishqiptare
Sot zhvillohet protesta e 130-të para kryeministrisë. Qytetarët kërkojnë largimin e Ramës dhe të qeverisë, si e vetmja m...
AKTUALITET
7 Tetor19:50
Korçë/ Aksident në afërsi të fshatit Bulgarec, plagoset rëndë 18-vjeçari
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Bulgarec, në Korçë, ku një ...
AKTUALITET
7 Tetor19:47
"Hallin e kam mos më dalin video të tjera intime”, gazetari zbulon lëvizjen e kompozitorit në studion e tij pasi u pyet nga policia
Gazetari Esido Barkaj ka dhënë disa detaje të reja mbi atë që po ndodh pas publikimit të videove intime, ku të përfshir&...
AKTUALITET
7 Tetor19:45
EMRI/ Pjesë e grupit kriminal, lirohet nga qelia “ushtari” i Laert Haxhisë
Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur lirimin e menjëhershëm të Kristi Bixhekut, i akuzuar nga SPAK si pjesë e grupit të Laert ...
AKTUALITET
7 Tetor19:44
FOTO/ Aksident në zonën e Vaqarrit, raportohet për të plagosur
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin e Vaqarrit. Sipas informacioneve paraprake nga vendngjarja, një automjet ka p&eum...
AKTUALITET
7 Tetor19:35
“Prania Besnike e këtij shteti, vjedhja në çdo nivel që e sheh krejt mileti”, protesta e 130-të përmes pankartave
Ka nisur në Tiranë protesta e 130-të radhazi, ku qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Qeverisë dhe të kryeministrit Ed...
AKTUALITET
7 Tetor19:34
Vrasja e Mikel Rrokut, ish-gruaja dhe partneri i saj i ri planifikuan krimin përmes ChatGPT
Një 55-vjeçar shqiptar, Mikel Rroku, është gjetur i vrarë në banesën e tij në Torino, ndërsa hetimet e autoritete...
AKTUALITET
7 Tetor19:32
Shqiptari kapet me 6.8 milionë euro kokainë në garazh. Si i “çoi” hetuesit në vendin ku fshihte drogën
Një sasi prej kilogramë kokainë e pastër u sekuestrua nga Guardia di Finanza e Romës, duke çuar në pranga një shtetas ...
AKTUALITET
7 Tetor19:24
EMRI/ Dyshonte se 28-vjeçari i ngacmonte të dashurën, biznesmeni shqiptar dënohet me 11 vite burg pas aksionit si në filma në autostradë
Altin Jakini është shqiptari i dënuar me 11 vite e 6 muaj burg nga Gjykata e Cuneos në Itali, pasi u shpall fajtor për tentativën ...