Gjekmarkaj në Zagreb, takon homologun Reiner: Mbështetja për Shqipërinë dhe Kosova në fokusin e takimit
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Agron Gjekmarkaj, zhvilloi një takim në Parlamentin e Kroacisë me nënkryetarin e...
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta lidhur me marrëdhëniet mes ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyse...
Kreu i PD-së, Sali Berisha duke folur për mediat iu referua fillimisht një podcasti të Edi Ramës, ku, sipas tij, u prezantua nj&e...
Banka Botërore parashikon se rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit do të ngadalësohet. Nga 3.7 që ishte, institucioni...
Wikipedia ka njoftuar se ka zbuluar aktivitet të paautorizuar nga agjentë të automatizuar të inteligjencës artificiale të operuar ...
Çmimet e larta kanë rritur peshën e shpenzimeve për ushqime në buxhetet familjare gjatë vitit 2025. Sipas të dhënave...
Një person ka humbur jetën në ambientet e një kompanie në Vlorë, teksa dyshohet se ishte duke punuar. Sipas raportimeve në...
Manchester City po përballet me një tjetër polemikë jashtë fushës, këtë herë për shkak të sponsorit t&eum...
Protestat studentore kanë përfshirë disa qytete të Francës, ndërsa mijëra nxënës dhe studentë kanë dal&eu...
Një aksident fatal në punë ndodhi në orët e para të pasdites së djeshme në rrugën Coletti, në zonën Rivab...

Një masë e bardhë betoni, me forma të lakuara dhe e mbështetur mbi një varg kolonash, qëndron pezull si një re gjigante mbi Parkun Rinia.
Kjo është pamja që ofrojnë vizualizimet e projektit për një kullë të re 78 metra të lartë, të hartuar nga studioja daneze Bjarke Ingels Group, BIG, e shpallur të enjten fituese e një konkursi ndërkombëtar për zhvillimin e truallit ku ndodhet kompleksi “Tajvani”.
Kryeministri Edi Rama e prezantoi projektin si një “ëndërr të re” për Tiranën dhe pretendoi se ndërhyrja do të rriste sipërfaqet e gjelbra dhe praninë e ujit në park.
Por për urbanistë, arkitektë dhe kritikë të modelit të zhvillimit të Tiranës, projekti përfaqëson të kundërtën. Ata shprehen sy ky është një tjetër hap drejt betonizimit përfundimtar të qendrës së qytetit dhe tjetërsimit të një prej hapësirave të pakta publike dhe të gjelbra që i kanë mbetur kryeqytetit.
“Mund të konsiderohet si kulm në kuptimin e shkatërrimit urbanistik të qytetit, që përkon edhe me një kulm në kuptimin psikologjik të delirit të omnipotencës së Edi Ramës, me një kulm të babëzisë së oligarkëve që do të përfshihen aty dhe me një kulm të paturpësisë para qytetarëve të Tiranës të arkitektëve të Albanian Files,” tha Lubonja për BIRN, duke iu referuar librit kontrovers të studiese hollandeze Anneke Abhelakh, që përmbledh reflektimet e studiove ndërkombëtare të arkitekturës që kanë projektuar ose ndërtuar në Shqipëri gjatë drejtimit të Edi Ramës si kryeministër.
Ai e sheh shpalljen e projektit, në një kohë kur prej muajsh në Tiranë zhvillohen protesta kundër qeverisë, si një “sfidë politike ndaj qytetarëve”.
Ndërtimi i kullave të larta është kthyer gjatë dy dekadave të fundit në një nga elementët kryesorë të transformimit urban të Tiranës – një vizion që Rama nisi ta artikulonte si kryetar bashkie dhe që vazhdoi ta promovonte më pas si kryeministër.
Për kritikët e këtij modeli, kulla në Parkun Rinia shënon një pikë të re të ndërhyrjes në strukturën historike dhe sociale të qytetit.
Arkitektja dhe planifikuesja urbane Doriana Musai ngre ndërkohë pikëpyetje mbi bazën planifikuese dhe ligjore të projektit.
Sipas saj, një zhvillim i tillë nuk parashikohet në dokumentet aktuale të planifikimit të Bashkisë së Tiranës dhe bie ndesh me statusin historik dhe kulturor të zonës.
“Ky projekt bie ndesh me planin e miratuar nga Këshilli Bashkiak i Tiranës me dëgjesa publike, sipas një procesi demokratik, të cilit i mbivendoset autoriteti nga lart i qeverisë,” i tha ajo BIRN-it.
Musai e përshkroi kullën si “një elefant në një dhomë qelqurinash”, që sipas saj rrezikon jo vetëm Parkun Rinia, por edhe marrëdhënien urbane me ansamblet e pallateve “Shallvare” dhe “Agimi”.
Ajo që Rama e ka përshkruar ndër vite si një “rilindje arkitekturore” është materializuar në Tiranë përmes një numri të madh kullash, projektesh shumëkatëshe dhe rizhvillimesh të mëdha urbane.
Kritikët thonë se ky model ka ardhur shpesh në kurriz të hapësirave publike, gjelbërimit dhe kujtesës historike të qytetit.
Zona e Parkut Rinia ishte parashikuar si hapësirë e gjelbër qendrore që në planin urbanistik të Tiranës të vitit 1931, në periudhën kur morën formë bulevardi dhe qendra monumentale e kryeqytetit.
Në vitet e para të regjimit komunist, në park u mbollën pemë me punë vullnetare të të rinjve, prej nga mori edhe emrin “Parku Rinia”. Më vonë aty u ndërtua kompleksi i njohur si “Tajvani”.
Pas viteve ’90, parku u mbush me ndërtime pa leje. Në vitin 2000, pak kohë pasi Rama u zgjodh kryetar i Bashkisë së Tiranës, ndërtesat informale u shembën dhe hapësira iu rikthye përdorimit publik.
Sot, Parku Rinia mbetet një nga të paktat hapësira të gjelbra në qendrën e qytetit. Ai përdoret si vend takimi, hapësirë rekreative për fëmijët dhe familjet dhe si pikë referimi për banorët dhe turistët.
Parku është gjithashtu pjesë e ansamblit historik të Tiranës dhe gëzon status mbrojtjeje si monument kulture i kategorisë së dytë, ndërsa në Planin e Përgjithshëm Vendor përcaktohet si zonë e gjelbër.
Sipas Musait, projekti i ri ndryshon thelbësisht natyrën e kësaj hapësire.
“Po kalohet nga një vend i lirë, ku njerëzit mund të hyjnë pa qenë nevoja të paguajnë, në një park privat të kullës,” tha ajo.
Sipas saj, pas ndërtimit të kompleksit, parku rrezikon të humbasë funksionin që ka sot si një destinacion publik i pavarur nga aktivitetet tregtare.
Kulla është parashikuar të ngrihet në truallin e kompleksit “Tajvani”, një pronë publike e privatizuar në vitin 2009. Por Musai argumenton se statusi i pronësisë private nuk krijon automatikisht të drejtën për zhvillim në kundërshtim me interesin publik dhe funksionin urban të zonës.
“Ligji për planifikimin e territorit parashikon dispozita për transferimin e së drejtës së zhvillimit, pikërisht për të shmangur ndërtimet brenda zonave publike,” tha ajo.
Urbanisti Imeldi Sokoli e sheh projektin edhe përtej debatit mbi sipërfaqen e gjelbër apo intensitetin e ndërtimit.
Sipas tij, ndërhyrja prek kujtesën kolektive të qytetit, pasi Parku Rinia është një hapësirë që ndërthur funksione urbane, sociale dhe kulturore të krijuara gjatë dekadave.
“Është një dhunim i memories kolektive të qytetit të Tiranës,” tha Sokoli për BIRN. “Kjo ndërhyrje për tjetërsimin e kësaj hapësire publike dhe, aq më tepër, betonizimi i kësaj hapësire është shkatërrim urban, por edhe social e kulturor në raport me qytetin.”
Sipas tij, humbja e vendeve të tilla i heq qytetit një nga funksionet më të rëndësishme të hapësirave publike, përfshirë mundësinë që banorët të takohen, të ndërveprojnë dhe të krijojnë marrëdhënie sociale jashtë logjikës së konsumit.
Urbanistët shohin ngjashmëri mes debatit për Parkun Rinia dhe konfliktit që nisi në vitin 2013 rreth Gezi Park në Stamboll, ku një projekt zhvillimi në një park historik u kthye në shkëndijën e protestave masive kundër qeverisë turke.
“Ka një paralelizëm në zhdukjen e memories kolektive, por në rastin e Ramës mendoj se kapja e pushtetit dhe, aq më tepër, e instrumenteve të planifikimit të territorit është absolute, ku vendimmarrja i takon vetëm Këshillit Kombëtar të Territorit, i cili ka kompetencë të cenojë planet e përgjithshme vendore,” tha Sokoli.
Edhe Musai e sheh ngjashmërinë kryesisht te mënyra e vendimmarrjes.
“Gezi Park dhe Parku Rinia kanë projekte zhvillimi që vijnë nga lart-poshtë, në rrugë jodemokratike dhe pa përfshirë komunitetin,” përfundoi ajo.
Një bashkëpunëtor i vjetër i Presidentit Donald Trump është akuzuar në një padi civile se ka droguar dhe përdhunu...
Administrata tatimore ka njoftuar se bizneset kanë edhe 57 ditë afat për të paraqitur aktin e heqjes dorë nga proceset gjyqësore...
Nganjëherë pasioni për leximin të çon aty ku nuk e kishe menduar. Hap një libër për t’u larguar pak nga bota, ...
Dita e sotme pritet të karakterizohet nga një mot i qëndrueshëm në të gjithë vendin, ndërsa nuk parashikohen reshje sh...
Gjashtë bashkime kompanish janë kualifikuar për të vijuar në fazën e dytë të garës së Korporatës së...
Banka e Shqipërisë ka përgatitur projekt-rregulloren për funksionin e sistemit të pagesave të menjëhershme. Projekt-rregul...
Era e fortë e kanabisit ka çuar policinë gjermane në zbulimin e një plantacioni të madh të kultivimit të drogës n...
Vijon tubimi i qytetarëve edhe sot në ditën e 128 kundër qeverisë. Protestuesit kanë shkuar përpara Komisariatit numër ...
Policia ka dalë në një njoftim zyrtar pas aksidentit tragjik i cili ndodhi pak orë më parë në aksin rrugor “Elbasan-Peq...
Protstuesit kanë lënë edhe ditën e sotme një mesazh të shkruar në bulevardin para Kryeministrisë. Këtë her&eu...