Policia e Shtetit ka reaguar pas përplasjeve të dhunshme gjatë tubimit të zhvilluar mesditën e sotme pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë. Sipas policisë, 23 persona janë shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa si pasojë e incidenteve janë lënduar gjashtë efektivë të Forcës Kombëtare të Sigurisë dhe një gazetare. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Sipas policisë, një grup pjesëmarrësish kanë ndërmarrë veprime të dhunshme, duke dëmtuar fillimisht rrethimin e jashtëm të godinës dhe më pas portën hyrëse, me qëllim hyrjen në oborrin e institucionit. Gjithashtu, ata dyshohet se kanë thyer dhe dëmtuar me pllaka guri dhe sende të forta xhamat dhe fasadën e ndërtesës.
Policia pretendon se, pavarësisht thirrjeve të përsëritura për ndalimin e sulmit dhe largimin nga oborri i Ministrisë, personat e përfshirë kanë vijuar veprimet e dhunshme, duke goditur efektivët me molotovë, kapsolla, gurë dhe sende të forta.
“Në këto kushte, në përputhje me ligjet në fuqi dhe procedurat standarde të punës, strukturat e Policisë kanë ndërhyrë në mënyrë proporcionale për neutralizimin e autorëve të këtyre veprimeve dhe rivendosjen e rendit.
Njëkohësisht, kanë shoqëruar 23 prej tyre për veprime të mëtejshme procedurale.
Si pasojë e sulmit nga persona të maskuar, pjesëmarrës në protestë, janë lënduar 6 punonjës policie të Forcës Kombëtare të Sigurisë, si dhe një shtetase, gazetare. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, bëhet me dije në njoftimin e policisë.
Artikuj te sugjeruar
AKTUALITET
13 Tetor17:48
Protestues dhe efektivë të lënduar/ Ministri Demo për tensionet te rruga e Durrësit: Pjesëmarrësit të ruajnë qetësinë, dhuna nuk justifikohet
Ministri Ervin Demo ka reaguar lidhur me protestën e studentëve te Ministria e Arsimit e cila u shoqërua me përplasje.
Reagimi i ministrit ...
AKTUALITET
13 Tetor17:45
Protesta e studentëve, policia përdor gaz lotsjellës të skaduar
Policia ka përdorur gaz lotsjellës të skaduar ndaj studentëve të cilët kanë protestuar ditën e sotme para ambienteve t&e...
AKTUALITET
13 Tetor17:36
Protesta/ Policia largon mediat nga Ministria e Arsimit
Pasi shpërndarjes së studentëve nga shpërbërjen e protestës para Ministrisë së Arsimit, policia largoi nga zona para ins...
AKTUALITET
13 Tetor17:34
Përplasjet para Ministrisë së Arsimit, deputetja Koçeku thirrje ministrit Demo: Mbroni studentët
Deputetja Marjana Koçeku ka reaguar pas përplasjeve të ndodhura këtë të martë gjatë protestës së zhvilluar p...
AKTUALITET
13 Tetor17:27
Protesta para Ministrisë së Arsimit/ Tensione të vazhdueshme, shoqërohen mbi 16 protestues
Protesta e organizuar para godinës së Ministrisë së Arsimit vijon prej tre orësh mes tensioneve të vazhdueshme. Gjatë tubimit...
AKTUALITET
13 Tetor17:26
AGSH dënon dhunën ndaj gazetarëve gjatë protestës, kërkon ndërhyrjen urgjente të AMP-së dhe Prokurorisë
Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka reaguar pas raportimeve për dhunë dhe pengim të gazetarëve gjatë p...
AKTUALITET
13 Tetor17:16
Përplasje në protestë, policia shtyn me forcë gazetarin Anesti Bajramemaj dhe operatorin
Tensionet dhe përplasjet në protestën e sotme para Ministrisë së Arsimit nuk kanë kursyer as ekipin e televizionit të A2 CNN....
AKTUALITET
13 Tetor16:54
Pjesa e sipërme e Rrugës së Durrësit mbulohet nga tymi, vijojnë tensionet dhe përdorimi i gazit lotsjellës
Situata në protestën e studentëve në Tiranë vijon të shoqërohet me tensione. Pjesa e sipërme e Rrugës së Durr&...
AKTUALITET
13 Tetor16:40
Shuarja e dënimit për vrasësin e dy vëllezërve në Patos, familja Banaj kërkon drejtësi: Na vranë për herë të dytë
Familja e Ilirjan dhe Hektor Banajt në Patos janë të shokuar dhe të indinjuar me vendimin e një dite më parë të Gjykat&e...
AKTUALITET
13 Tetor16:20
U arrestua për ndërhyrjet në “Vjosë”/ Gjykata liron krahun e djathtë të Tërmet Peçit
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër ka lënë në masën e sigurisë ‘detyrim paraqitjeje’, Lorenc Bamin, ish-shefi...