Protesta kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve, një protestues humb ndjenjat

Banorët e fshatit Burimas kanë dalë në protestë kundër projektit që parashikon furnizimin me ujë të fshatit Zvezdë, për të tretën herë brenda disa muajve. Ata kanë bllokuar rrugën dhe kanë penguar mjetet e Shoqërisë Rajonale Ujësjellës-Kanalizime të kryejnë punimet, ndërsa aituata është tensionuar pas ndërhyrjes së forcave policore, ku pati përplasje dhe shtyrje mes efektivëve dhe banorëve.
Gjatë përplasjeve, një protestues ka humbur ndjenjat. Banorët kanë kërkuar menjëherë ndihmën e ambulancës, ndërsa më pas protestuesi ka deklaruar se gjendja e tij ishte shkaktuar nga tensioni dhe se tani ndiehej mirë. Protesta është organizuar pasi banorët kundërshtojnë projektin pasi sipas tyre, synon marrjen e ujit nga burimi që furnizon Burimasin dhe dërgimin e tij drejt Zvezdës.
Ata kërkojnë që për furnizimin e Zvezdës të gjendet një burim tjetër dhe shprehen se nuk do të lejojnë ndërhyrje në sistemin që siguron ujin e fshatit të tyre. Megjithatë, Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime deklaron se projekti është pjesë e një skeme rajonale dhe se furnizimi me ujë i Burimasit nuk do të preket.
Sipas Thoma Koroveshit, drejtues i Njësisë së Projektimit pranë Ujësjellësit, depoja e Burimasit, me kapacitet 200 metër kub ujë, ishte ndërtuar fillimisht për furnizimin e Burimasit dhe Ormanit. Pas zgjidhjes së furnizimit të Ormanit përmes një investimi të mëparshëm, është planifikuar që kapaciteti i kësaj depoje të shfrytëzohet për furnizimin e Zvezdës.
Argumentet e Ujësjellësit nuk kanë bindur banorët, të cilët vijojnë të kundërshtojnë projektin dhe kërkojnë një alternativë tjetër për furnizimin e Zvezdës. Pas përplasjes me policinë, tre protestues janë shoqëruar në Komisariatin e Maliqit, për shkak të kundërshtimit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Ata pritet të japin deklarimet e tyre, ndërsa më pas do të vijojnë procedurat përkatëse.
Lexo edhe
AKTUALITET
Prisnin një fëmijë, por mbetën të dy nën rrënoja, historia e trishtë e Florinit dhe Erisit

I kërkuan 100 mijë euro Armand Dukës, kush janë dy të arrestuarit. Dyshohet se vepruan për llogari të mashtruesit të njohur, Florian Gjer...

"Do të më vrasin bandat"/ Shqiptari fiton të drejtën e anonimatit në Angli, por poston video nga gjykata

Laert Haxhia i drejtohet Gjykatës Kushtetuese, kërkon rigjykim të çështjes: Më janë shkelur të drejtat

“Armand Duka jam, më duhen 100 mijë euro”/ Tentuan të zhvasnin 64-vjeçarin, arrestohen dy të rinj në Tiranë! (Emrat)

Eksperti i sigurisë kibernetike: Hakerat e ”Homeland Justice” publikojnë numrat e agjentëve të SHISH

VIDEO/ Denoncimi i banorëve: Arapaj mbetet pa ujë prej 1 muaji e gjysmë, ndërsa uji derdhet kot në kanalet e ndotura

Shkrirja me Korçën/ Këshilli bashkiak i Maliqit voton kundër bashkimit, vetëm 1 votë pro





