“Pse flet me motrën time në Instagram?!”/ Polici 19-vjeçar dhunohet me sende të forta

Një punonjës policie, i cili në momentin e ngjarjes ishte jashtë shërbimit, është dhunuar mbrëmjen e kaluar në Krujë, për motive banale. Punonjësi i Patrullës, 19 vjeç, është goditur me sende të forta dhe shkop bejsbolli.
Autorë të dyshuar të ngjarjes janë vëllezërit e një vajze me të cilën punonjësi i policisë kishte komunikuar në rrjetin social Instagram. Sipas hetimeve paraprake, familjarët e vajzës kishin mësuar për komunikimin dhe dyshohet se vëllai i saj nuk e ka pranuar këtë fakt. Vajza me të cilën komunikonte 19-vjeçari është nën moshën 18 vjeç. Pas kallëzimit të punonjësit të policisë, hetuesit kanë nisur verifikimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Këqyrja e kamerave të sigurisë ka ndihmuar në zbulimin e automjetit me të cilin dyshohet se janë larguar personat e përfshirë në ngjarje.
Vëllezërit e vajzës janë shpallur në kërkim, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe dokumentimin e përgjegjësisë së personave të dyshuar.
Lexo edhe
AKTUALITET
Aksident i rëndë në Vlorë, plagosen 5 persona

Shpërthen bombola e gazit në Roskovec, plagoset e moshuara

Hidhet shorti/ Çështja e Adi Hilës i kalon prokurorisë, i shtohet një tjetër vepër penale

Arratisja e Alket Rizait/ Dyshohet se u largua drejt Shqipërisë ose Kosovës. Makina u ‘maskua’ me sinjalizues policie

Efektet e rezervës së sigurisë te nafta, operatorët llogarisin rritje të çmimit final 6.1 lekë/litër

Parashikimi i motit për sot, 7 tetor 2026

Marrëzia në Apelin e GJKKO/ Dënohet me 6.8 vite burg nëna me foshnjen 4-muajshe, ishte operatore Call Centeri

Protestë dhe në “Air Albania”/ Shpaloset banderola: Rama në burg





