Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Shqipëria, portë e hapur pa asnjë kontroll / Emigrantët nga Lindja shtojnë radhët e kriminalitetit Buxheticidi! Laboratorët pa mjekë të specializuar/ Pas denoncimit të Piranjave, Ministria ndryshon rregulloren Kërkesë kundër ekstradimit/ Gjykata Supreme e Brazilit vendos për narko-trafikantin Ervin Mata Berisha: Protestat e qershorit, uragani më i fuqishëm i lirisë së shqiptarëve! Studentët e rinia, të gatshë... EMRI/ Dhunoi policin dhe gëlltiti kokainën, kush është 40-vjeçari shqiptar që përfundoi në gjendje të rëndë... Nis protesta e 174 kundër qeverisë para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me policinë Merret vendimi për kryebashkiakun, Erion Veliaj do t’i nënshtrohet operacionit më 23 nëntor, Drejtoria e Bu... Gjeti 12 mijë euro në koshin e plehrave dhe i dorëzoi në polici, ndershmëria i siguron punë të përhershme n... Kishte shkuar për azil, 28-vjeçari shqiptar humb jetën në kampin e refugjatëve në Berlin VIDEO/ Qielli i Kievit në flakë, del momenti kur mbrojtja ukrainase rrëzon dronin rus gjatë sulmit masiv të... Arrestohen tre persona në Durrës, njëri prej tyre grabiti taksistin, dy të tjerët kapen me kanabis në port...
AKTUALITET

Denoncimi/ Iu ndërpre transporti, 30 nxënës në Livadhja paralajmërojnë bojkot të mësimit

P
Piranjat 6 October 2026, 20:44 · 1 min lexim
Denoncimi/ Iu ndërpre transporti, 30 nxënës në Livadhja

Rreth 30 nxënës të gjimnazit “Lefter Talo” në Livadhja, që vijnë nga Shalësi, Xarrë, Çifliku dhe Mursia, kanë protestuar për ndërprerjen e transportit shkollor.

Sipas denoncimit të nxënësve në Piranjat news,  shërbimi i transportit është ndërprerë prej rreth tre javësh, duke krijuar vështirësi për ndjekjen e mësimit.

Ata kërkojnë rikthimin e autobusit dhe paralajmërojnë se, nëse nuk gjendet një zgjidhje, do të bojkotojnë mësimin.

“Na kanë hequr autobusin dhe nuk kemi mundësi të vijmë në shkollë”, shprehen nxënësit për Piranjat News,të cilët kanë kërkuar që shqetësimi i tyre të trajtohet nga institucionet përgjegjëse.

Nxënësit apelojnë për një zgjidhje të menjëhershme, pasi mungesa e transportit rrezikon vijimin normal të procesit mësimor për dhjetëra të rinj nga zonat përreth./ Piranjat News 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.