Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
A do t’i përballojnë kanalizimet shirat e këtij dimri? IGJEUM: Priten përmbytje në 3 qarqe të vendit Tre kompani sigurimi rrezikojnë të dalin nga tregu Ekstradohet nga SHBA Valentin Ftoni, i dënuar dy herë me nga 25 vite burg për tri vrasje në Shkodër “I paguaj rrogë ministrit”/ Kush është ‘Visi i Peqinit” i njohur si “Capo dei capi” i botës së krimit... “Po na kap korrenti njerëzit çdo ditë, ju shihni flokët me xhel”/ Korreshi: O Karakaç, treni ty ty ty? U rr... E pazakontë në Tiranë/ 24-vjeçarja bie nga dritarja e pasme e taksisë, ndalohet nga policia shoferi Kapet me drogë 41-vjeçari i dënuar dy herë më parë në Fier Berisha: Keni vjedhur rreth 50 miliardë euro me buxhetet, Rama shkatërroi prokurimet me modelin KAYO Berisha rreshton skandalet: Nuk ka parë toka hajdutë si ju, narkoshteti juaj rriti çmimet në Shqipëri Ndryshojnë sërish çmimet e karburanteve, sa do të shitet nafta dhe benzina Procedohen 24 protestues, gjobiten 28 të tjerë Kapet me pushkë dhe fishekë në makinë, arrestohet 22-vjeçari
POLITIKE

Akuzohet për korrupsion, Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci për ndryshimin e masës së sigurisë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me dosjen e koncesionit të sterilizimit,

P
Piranjat18 November 2026, 15:00 · 1 min lexim
Akuzohet për korrupsion, Beqaj ofron 2 milionë lekë garanci

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i akuzuar për korrupsion dhe shpërdorim detyre në lidhje me dosjen e koncesionit të sterilizimit, i është drejtuar sot me rekurs Gjykatës së Lartë, duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij.

Pasi u lirua nga burgu, ku qëndroi për më shumë se dy vite, dhe iu caktua masa e arrestit në shtëpi, Beqaj kërkon që kjo masë të zëvendësohet me garanci pasurore në shumën prej 2 milionë lekësh.

Ai i ka lënë në dorë gjykatës edhe një alternativë tjetër, duke kërkuar që shuma e garancisë të caktohet në një vlerë që ajo e çmon të arsyeshme.

Kjo kërkesë vjen në një kohë kur ish-ministri i është drejtuar disa herë gjykatës për ndryshimin e masës së sigurisë, por kërkesat e tij të mëparshme janë rrëzuar.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

POLITIKE

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.