Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
AKTUALITET

Arian Tartari, Sotirios Kapotas dhe “Transatlantic Albania Ltd” merren të pandehur nga Prokuroria për evazionin me naftën e Gorishtit

P
Piranjat25 November 2026, 19:39 · 3 min lexim
Arian Tartari, Sotirios Kapotas dhe “Transatlantic Albania Ltd”

Prokuroria e Tiranës ka marrë zyrtarisht të pandehur biznesmenët Arian Tartari, Sotirios Kapotas, shtetasit amerikanë Alexander Charles Bazals e Bouglas Craig Nester, si dhe Naim Kasën, së bashku me shoqërinë “Transatlantic Albania Ltd”, pas një kallëzimi të Administratës Tatimore për evazion fiskal.

Dosja e hetuar nga prokurori Ndini Tavani ka përfunduar hetimet dhe i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për gjykim, duke kaluar tashmë në fazën e seancës paraprake. Ndonëse shuma e evazionit për të cilën akuzohen personat e mësipërm nuk bëhet e ditur në njoftimin gjyqësor, një burim i tha Kapitalit se bëhet fjalë për vlera të konsiderueshme të shmangies së taksave.

Arian Tartari, Sotirios Kapotas dhe “Transatlantic Albania Ltd”

Njoftimi me shpallje publike në QKB

ër shkak të pamundësisë për të realizuar njoftimin e drejtpërdrejtë të palës së pandehur, gjyqtari i çështjes, Artur Prenga, ka urdhëruar njoftimin me shpallje publike (në zbatim të nenit 138 e vijues të K.Pr.Penale).

Shkresa zyrtare i është përcjellë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) për afishim, krahas publikimit në stendën e njoftimeve dhe në faqen zyrtare të gjykatës. Seanca paraprake, e cila do të vendosë kalimin e dosjes për gjykim themeli, është caktuar në orën 09:30 pranë Dhomës Penale të Gjykatës së Tiranës.

Historiku i kompanisë dhe koncesioni i Gorishtit
Shoqëria “Transatlantic Albania Ltd” (ish-dega në Shqipëri e Stream Oil & Gas Ltd) është subjekti që kontrolloi për gati një dekadë disa prej vendburimeve kryesore të naftës dhe gazit në vend, përfshirë Gorisht-Kocul, Cakran-Mollaj, Ballsh-Hekal dhe Delvinën, përmes marrëveshjeve hidrokarbure të lidhura me kompaninë shtetërore Albpetrol që prej vitit 2007.

Kompania e themeluar fillimisht nga biznesmeni grek Sotirios Kapotas dhe e përfaqësuar në Shqipëri nga partneri i tij Arian Tartari u ble në vitin 2014 nga kompania amerikane

TransAtlantic Petroleum, ndërsa më pas u përfshi në konflikte të gjata kontraktore, akumulim borxhesh dhe detyrimesh të prapambetura ndaj shtetit dhe Albpetrol-it, çka solli prishjen e marrëveshjeve koncesionare dhe rikthimin e vendburimeve nën administrimin shtetëror. /kapitali.al

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

AKTUALITET

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.