Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
BOTA

Arrestohet pronari i “Informer”, një prej medieve kryesore pro Vuçiçit

Dragan VuçiçeviçAutoritetet serbe kanë arrestuar Dragan Vuçiçeviçin, pronarin dhe kryeredaktorin e grupit mediatik “Informer”, një prej mediave më me ndikim që mbështeste ish-presidentin Aleksandar Vuçiç, gjatë viteve të qëndrimit të tij në pushtet

P
Piranjat25 November 2026, 19:25 · 2 min lexim
Arrestohet pronari i “Informer”, një prej medieve kryesore pro

Autoritetet serbe kanë arrestuar Dragan Vuçiçeviçin, pronarin dhe kryeredaktorin e grupit mediatik “Informer”, një prej mediave më me ndikim që mbështeste ish-presidentin Aleksandar Vuçiç, gjatë viteve të qëndrimit të tij në pushtet.

Vuçiçeviç u arrestua me urdhër të prokurorisë së Beogradit, nën dyshimin për shkaktimin e panikut dhe trazirave në mënyrë të përsëritur, si dhe për pengim të drejtësisë.

Mediet serbe raportuan sot, duke iu referuar prokurorisë, se ai do të mbahet në paraburgim për një periudhë fillestare prej 48 orësh.

Arrestimi u konfirmua edhe nga Aleksandar Vuçiç gjatë një debati të tensionuar në parlament.

Lajmi u prit me duartrokitje nga deputetët e grupimit “Lista Studentore”, që fitoi zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit, duke shkaktuar reagimin e zemëruar të ish-presidentit.

Ish-presidenti dha dorëheqjen nga posti përpara zgjedhjeve, me shpresën se do të bëhej kryeministër nëse partia e tij fitonte.

Megjithatë, partia e tij humbi zgjedhjet, ndërsa “Lista Studentore” siguroi shumicën absolute në parlament.

Ende nuk është formuar një qeveri e re.

Aleksandar Çupiç, kryetari i ri i parlamentit dhe anëtar i “Listës Studentore”, pritet të njoftojë së shpejti datën e zgjedhjeve të reja presidenciale.

I themeluar në vitin 2012, grupi mediatik “Informer” arrin miliona qytetarë përmes kanalit të tij televiziv, portalit të lajmeve dhe gazetës tabloide, e cila renditet ndër botimet me tirazhin më të lartë në Serbi.

Së fundmi, rregullatori serb i medieve elektronike, kufizoi transmetimin e disa programeve televizive të “Informer”, për shkak të shkeljeve të rregullave të fushatës zgjedhore.

Gjatë fushatës, mediet e këtij grupi, kritikuan vazhdimisht lëvizjen studentore, e cila në atë kohë ishte në opozitë, si dhe përdorën gjuhë fyese ndaj disa prej përfaqësuesve të saj.

Në mesin e nëntorit, 97 qytetarë paraqitën një kallëzim të përbashkët ndaj Vuçiçeviçit, duke e akuzuar për vepra penale, përfshirë nxitjen e urrejtjes dhe intolerancës racore e fetare, rrezikimin e sigurisë publike, si dhe shkaktimin e panikut dhe trazirave.

 

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.