Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
179 ditë protestë kundër qeverisë, qytetarët bëjnë thirrje për mobilizim mbarëkombëtar më 28 nëntor... Gjykata pezullon gjobën prej 500 mijë lekësh për 17-vjeçarin që doli në protestë A do t’i mbijetojë United rënies nga kategoria? Ja parashikimi i Superkompjuterit! U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli del nga Prokuroria: Kërkoj drejtësi! Shqipëria është e jona... Arlind Qori kërkesë të pazakontë KQZ-së: A mund të kandidojë i njëjti person për kryebashkiak dhe si këshil... Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile thirrje bashkive: Nesër dhe pasnesër priten reshje intensive, merrni ... “Ra një mort politik dhe kjo u pa!" Spiropali replikon me gazetarët jashtë kamerave: Është fillimi i dasmës... Fansat e Ed Sheeran pengohen të hyjnë në koncert në Kili, çfarë u bë shkak? 750 mijë stërlina për Princin Andrew/ Biznesmenia turke thotë se ish-këshilltari e mashtroi! Fatura e “Tigrave” të Vlorës rëndohet sërish/ KESH, tender 1.86 milionë euro për sigurimin Nga minimumi jetik 20 mijë lekë tek ulja e tvsh-së për ujin e energjinë dhe rritja e buxhetit për arsimin/ ... Veliaj vijon emërimet nga burgu, Arjola Buzyka merr drejtimin e kopshteve të Tiranës
BOTA

Ukraina rrëzon për herë të parë me lazer një dron rus

Ukraina ka shënuar një sukses të ri në zhvillimin e teknologjisë ushtarake, pasi për herë të parë ka arritur të rrëzojë një dron rus me motor reaktiv duke përdorur një sistem laserik të mbrojtjes ajrore.Lajmin e bëri të ditur Serhiy Beskrestnov, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky,...

P
Piranjat25 November 2026, 19:14 · 3 min lexim
Ukraina rrëzon për herë të parë me lazer një dron

Ukraina ka shënuar një sukses të ri në zhvillimin e teknologjisë ushtarake, pasi për herë të parë ka arritur të rrëzojë një dron rus me motor reaktiv duke përdorur një sistem laserik të mbrojtjes ajrore.

Lajmin e bëri të ditur Serhiy Beskrestnov, këshilltar i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për zhvillimin e teknologjive të mbrojtjes, i njohur edhe me nofkën “Flash”.

Sipas tij, droni rus i tipit Geran u shkatërrua nga sistemi laserik Blysk, i zhvilluar nga kompania ukrainase Carmine Sky. Sistemi ishte vendosur për mbrojtjen e një objekti të infrastrukturës kritike në Ukrainë.

Beskrestnov publikoi edhe një video që paraqet momentin e goditjes së dronit, duke pretenduar se ky është rasti i parë në botë kur një armë laserike arrin të shkatërrojë një dron sulmues me motor reaktiv.

Zhvillimi është veçanërisht i rëndësishëm për Ukrainën, pasi dronët me motor reaktiv janë më të shpejtë dhe më të vështirë për t'u interceptuar sesa modelet tradicionale me helikë.

Sistemi Blysk është zhvilluar në kuadër të programit shtetëror të mbrojtjes ajrore private, me mbështetjen e platformës ukrainase të teknologjisë së mbrojtjes Brave1.

Megjithatë, këshilltari i Zelenskyt paralajmëroi se është ende herët të flitet për prodhim masiv të këtyre armëve.

“Disa kompani në Ukrainë po punojnë për zhvillimin e laserëve për mbrojtjen ajrore. Këto teknologji janë shumë komplekse dhe të kushtueshme, prandaj është mirë kur dikush arrin rezultate pozitive. Për momentin, është herët të flitet për prodhim serik. Testimet po vazhdojnë dhe gjatë kësaj periudhe laserët po përdoren për mbrojtjen e objekteve të infrastrukturës kritike”, deklaroi Beskrestnov.

Sistemi Blysk ishte vendosur në detyrë luftarake në Kiev në fillim të nëntorit. Ai ka fuqi prej katër kilovatësh dhe, sipas të dhënave të publikuara për këtë teknologji, mund të godasë objektiva ajrorë në distanca deri në një kilometër.

Përdorimi i lazerëve shihet si një alternativë potencialisht më ekonomike ndaj raketave kundërajrore, veçanërisht në luftën kundër dronëve, të cilët Rusia i përdor në sulme të shpeshta ndaj qyteteve dhe infrastrukturës ukrainase.

Ukraina po zhvillon edhe sisteme të tjera të këtij lloji, ndërsa disa kompani janë përfshirë në përpjekjet për ta bërë teknologjinë laserike pjesë të mbrojtjes së saj ajrore.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

BOTA

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.