Editorial Emisione Investigime Aktualitet Sociale Politikë Kosova Bota Showbiz Lifestyle Sport
TË FUNDIT
Bayerni kërkon pasuesin e Neuer, në listë dhe portieri “i gafave” të mëdha ‘Strasburgu, i pritshëm për mua’, Beleri: Dënoi Shqipërinë, padrejtësia ende s’është zgjidhur “Ngrihu, Lazarus”, policia në Peru përdor një taktikë të pazakontë për të shkatërruar bazën e trafikantëve ... Harrojeni Siberinë, ky është qyteti më me dëborë në botë! Çdo dimër mbulohet nga 7 metra borë Skenari i ekspertëve të Pentagonit: Putini vdes në janar 2027, Rusia nis luftë me NATO-n në vitin 2030 U propozua nga Rama/ Presidenti Begaj dekreton emërimin e drejtoreshës së re të SHISH, Esmeralda Hasani Ndeshja Shqipëri–Finlandë, ja rrugët që do të bllokohen në Tiranë “Nuk dimë ku t’i çojmë lekët”: Publikohen bisedat e Franc Çopjas dhe Ervis Çelës për miliona euro dhe lingo... KLSH “ngel në klasë” Bashkinë Pogradec, 292 milionë lekë detyrime të pambledhura “Do të derdhet gjak”/ Kreu i së djathtës polake paralajmëron: Nëse qeveria e Tuskut nuk e pranon humbjen në... BB: 24.4% e bizneseve shqiptare i konsiderojnë penguese procedurat doganore, shifra më e lartë në Ballkanin... Sot dueli vendimtar! Shqipëria për “hakmarrje” ndaj Finlandës
SPORT

Bayerni kërkon pasuesin e Neuer, në listë dhe portieri “i gafave” të mëdha

Bayern Munich ka nisur të planifikojë të ardhmen e portës, pasi largimi i Manuel Neuer në fund të sezonit po konsiderohet gjithnjë e më i mundshëm

P
Piranjat12 November 2026, 10:12 · 2 min lexim
Bayerni kërkon pasuesin e Neuer, në listë dhe portieri “i

Bayern Munich ka nisur të planifikojë të ardhmen e portës, pasi largimi i Manuel Neuer në fund të sezonit po konsiderohet gjithnjë e më i mundshëm. Drejtuesit bavarezë kanë filluar të shqyrtojnë alternativat për të zëvendësuar legjendën gjermane, ndërsa në listë kanë përfunduar Oliver Baumann, Bernd Leno dhe Loris Karius.

Sipas “Sky Sport”, në klubin gjerman ekziston bindja se Neuer mund të mbyllë karrierën në përfundim të këtij sezoni. Portieri 40-vjeçar, i cili prej 16 vitesh mbron fanellën e Bayernit, ka pësuar një tjetër dëmtim në tendinën e këmbës së djathtë, që pritet ta mbajë jashtë fushave deri në fund të vitit 2026.

Megjithatë, Neuer nuk dëshiron të marrë një vendim të nxituar. Synimi i tij është të rikuperohet, të rikthehet në vitin e ardhshëm dhe më pas të vendosë për të ardhmen.

Bayerni e konsideron Jonas Urbig portierin e së ardhmes, por kërkon edhe një gardian me përvojë. Oliver Baumann i Hoffenheimit mbetet alternativa kryesore, ndërsa në shqyrtim janë edhe Bernd Leno dhe Loris Karius, aktualisht pjesë e Schalke 04.

Ndërkohë, dëmtimet e përsëritura kanë shtuar shqetësimet për Neuer. Në Gjermani po diskutohet gjithnjë e më shumë mundësia e një lamtumire dinjitoze për një prej legjendave më të mëdha të historisë së klubit bavarez.

SHPËRNDAJE

Lexo edhe

SPORT

Me rëndësi

Ndiqni Piranjat kudo.

Investigime, denoncime dhe satirë — zëri që nuk hesht.