‘Strasburgu, i pritshëm për mua’, Beleri: Dënoi Shqipërinë, padrejtësia ende s’është zgjidhur

Eurodeputeti Fredi Beleri shprehet se vendimi i Strasburgut për çështjen e arrestimit të tij para zgjedhjeve vendore të 2023, ishte i pritshëm për të.
I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Beleri tha se pritshmëri kishte edhe për sasinë e dëmshpërblimit nga GJEDNJ, ndërsa shtoi se pavarësisht fitores së parë, ka ende për të fituar.
Sipas Belerit, ende nuk është zgjidhur padrejtësia që i është bërë, ndërsa shtoi se çështja e tij tregoi dështimin e reformës në Drejtësi, ku prokurorët e SPAK dhe gjyqtarët u sollën si shtojca të PS dhe Ramës.
Reagimi:
Ishte një vendim i pritshëm, i sigurt që cështja ime për masën e sigurisë dhe në themel do bjerë. Prisja edhe sasinë e dëmshpërblemit, GJEDNJ na konsideron një vend të varfër që nuk paguan detyrime të mëdha.
S’është zgjidhur ende padrejtësia. Çështja ime do tregojë dështimin e reformës në drejtësi. Dëm i parikuperueshëm e për qytetarët që s’kanë minimalen e demokracisë, votën. Dëmi s’mund të shërohet, do isha i lumtur nëse gjykatat shqiptare do lexojnë këtë vendim, e në të ardhmen do jenë vendime proporcionale e jo ato që janë në unison me politikën. Janë si gjykatës apo shtojcë e PS dhe Ramës.
Në GJK është faza e fundit e gjykimit në Shqipëri, edhe thelbin e cështjes do e çoj në Strasburg. Prokurori i çështjes ishte jo kompetent që më arrestoi, dëshmia ishte flasifikuar, dëshmitari ishte paguar, dhe kjo për të mos prishur imazhin e reformës në drejtësi, që është bëtë një paçavurre që s’di nga ta kapësh. Pse të mbahem në burg 411 ditë në mënyrë të paligjshme?
Lexo edhe
POLITIKE
Përplasja për pagat: Qeveria shqiptare përballë gjyqtarëve dhe prokurorëve

Ermal Nufi refuzon të bëjë transparencë për KAYO

Murrizi: Rama qeveris me telefonata dhe urdhra, ministrat kanë frikë! Çfarë fshihet pas përplasjes me Veliajn!?

“Duam listë të hapur për koalicionet”, Kaso tregon planin e PD-së për zgjedhoren

“Investimi në Sazan, ende po negociojmë”/ Rama: Kushner nuk ka marrë asnjë trajtim ndryshe nga ai që u është dhënë investitorëve të tjerë...





